Categories: Uncategorized

Maqedonia me aplikacion të ri “StopKorona”

Fatmirësisht investimet e mëdha që janë bërë në fushën e shkencës dhe teknologjisë nëpër botë për sa i përket virusit korona, ka bërë që çmimi i tamponëve të testeve të jetë shumë i ulët dhe aktualisht kushton diku deri në 20 euro.

Teknologjia e avancuar ka favorizuar shumë vende të botës në një përballim më efikas kundër virusit korona, shkruan gazeta KOHA.

Të lidhura

None found

Një kompani private dronësh nga Australia, po shpreson që të japë kontributin e saj duke ndihmuar zyrtarët për të frenuar përhapjen e virusit korona në Australi.

Atje po shpresohet që të përfitojnë nga përvoja e Kinës, në luftën kundër këtij armiku të pa dukshëm. Përmes dronëve ata po përcjellin shkeljet e mundshme gjatë pandemisë dhe dezinfektimin në masë të madhe. Përveç kësaj, teknologjia po ndihmon edhe personelin shëndetësor nëpërmjet masave të llojllojshme që kanë ndërmarr shtete të ndryshme.

Ndërkohë edhe vendi ynë ka shfrytëzuar përparësitë që na i jep teknologjia dhe përmes një aplikacioni të cilin është krijuar do të tentohet të detektohen personat të cilat janë të infektuar me virusin korona apo kanë pasur kontakt me ata të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Qeveria e RMV-së në seancën e 37-të ka mundësuar që në mënyrë elektronike të ndiqen pacientët me virusin korona dhe personat që kanë qenë në kontakt me ata. Për këtë qëllim është pranuar oferta për aplikacionin për telefonat e mençur Android dhe Apple, i cili do të quhet “StopKorona!”, për të cilin Qeveria e ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, që ta nënshkruaj marrëveshjen për donacion mes kompanisë private “Nekstsens” dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Shfrytëzimi i këtij aplikacioni celular është me bazë vullnetare nga ana e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, shprehen nga Qeveria. Në seancë është miratuar dekret me të cilin, për shkak të zbulimit më të hershëm, parandalimin e përhapjes të virusit korona, gjegjësisht konstatimit nëse dikush ka qenë në kontakt me personat e infektuar me COVID-19. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë, do të shfrytëzojë platforma të internetit, aplikacione dhe forma tjera të shërbimeve elektronike. “Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale zbatohen dispozitat nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe masa teknike dhe organizative përkatëse që të sigurohet niveli i sigurisë së të dhënave në mënyrë përkatëse”, thonë nga Qeveria. Në seancën e 37-të, është pranuar edhe donacioni nga Turqia, e cila sektorit shëndetësor në vend do t’i japë falas 50.000 maska mbrojtëse, 1.000 kostume mbrojtëse dhe 1.000 teste diagnostikuese.

të fundit

Power bank-u merr flakë në avion, pasagjerët përfshihen nga paniku dhe fluturimi ulet emergjentisht në Indi

Panik në bordin e një avioni të kompanisë ajrore indiane IndiGo, pasi një pajisje elektronike portative, e njohur si power…

4 minutes ago

Alarm sigurie në Poloni, kërcënime ndaj Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes

Mblidhen me urgjencë policia dhe agjencitë e sigurisë pas informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj dy zyrtarëve të lartë.…

4 minutes ago

Tragjedia në rafinerinë greke, ndërron jetë edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona

Ka ndërruar jetë edhe shqiptari tjetër i cili u plagos rëndë pak ditë më parë pas një shpërthimi në një…

4 minutes ago

Haxhiu: Pezullimi i gjashtë policëve për dhunën në Saraj është hap drejt drejtësisë

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të gjashtë policëve të përfshirë në rastin e dhunës ndaj dy…

5 minutes ago

Pas incidentit në Shkup, pezullohen 6 zyrtarë policorë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë pas incidentit të ndodhur…

5 minutes ago

Formacionet zyrtare Liverpool – Man City: “Qytetarët” kërkojnë të ruajnë ecurinë pa humbje në Ligën Premier

Manchester City është mysafir i Liverpoolit, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Premier.Skuadra e Enzo Maresca nuk di…

5 minutes ago