Tre të moshuarit e infektuar me korona virus kanë përkeqësim të lehtë të gjendjes shëndetësore e kurse një person është testuar.
Ai ka rezultuar negativ dhe me këtë edhe numri i të infektuarve mbetet i pandryshuar, që është 9-të. Se rezultatet janë negative kumtoi kryeministri teknik, Oliver Spasovski e kurse e verifikuan edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
None found
“Rezultatet janë negative”, deklaroi Spasovski.
Personi që u testua ishte paraqitur sot në Klinikë, me simptomë temperaturë e lartë trupore, e kurse i njëjti nga Gjermania kishte ardhur më 7 mars.
U njoftua edhe ashpërsimi i masave për parandalim të shpërndarjes së koronavirusit. Lokalet dhe restorantet nuk do të punojnë pas orës 18, e kurse propozohet të ndërpritet çdo tubim publik dhe privat. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe propozoi që të ketë distancë fizike mes personave deri në 2 metra.
“Ndalesë e të gjitha tubimeve publike dhe private pa dallim nga volumi dhe numri pjesëmarrësve, koncerte, teatro, kinema dhe sallat sportive. Më tej, kafiteritë dhe restorantet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në ora 18 dhe atë, brenda kapaciteti të jetë i përgjysmuar, të respektohet distanca prej 1 deri 2 metra ndërmjet njerëzve që qëndrojnë aty”, tha Filipçe.
Distanca fizike do të respektohet edhe në seanca gjyqësore, njoftuan nga Ministria e Drejtësisë.
Nga atje rekomanduan që të shfrytëzohen hapësira që ofrojnë mundësi që mes palëve dhe publikut të ketë distancë fizike. Distancë fizike mes punëtorëve dhe anulim të mbledhjeve, është kërkuar edhe në media, nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…