Si në të gjithë vendet Europës dhe Botës edhe në vendin tonë aktivitetet e futbollit si dhe sporteve tjera janë pezulluar tashmë një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në situatë kur më shumë se një muaj e gjysë nuk luhet futbolli, ndërsa edhe masat nga Qeveria kanë filluar të lehtësohen, kanë filluar edhe pyetjet se kur mund të rinis kampionati elitar.
None found
Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur edhe 13 xhiro për tu luajtur si dhe ndeshjet gjysmëfinale dhe ajo finale e Kupës. Në një prononcim ekzluziv për televizionin Shenja, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini tregon dy opsionet se kur mund të rinis kampionati vendor.
“Jemi në kordinim me institucionet përkatëse dhe do të marrim instrukcionet nga ato. Në momentin që do të marrim ndonjë vendim, ne do ti njoftojmë klubet. Mendojë që rinisja e kampionatit do të jetë kah fundi i majit ose fillimi i qershorit”, ka thënë ekskluzivisht për TV Shenja, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
Kujtojmë se FFM për shkak koronavirusit pezulloi çdo aktivitet të futbollit që nga 12 marsi deri në një datë të pacaktuar.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…
Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…
Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…
Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas…