Categories: Uncategorized

Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, gjatë javës do kemi rritje të çmimit të miellit

Mullinjtë në Tetovë nuk kanë mungesë të grurit dhe miellit. Kështu thonë nga dy fabrikat për përpunimin e të miellit, G8 dhe Vita Mill.

Sipas tyre, çmimet e miellit në Maqedoni nuk varen nga fabrikat, por nga çmimi i grurit në treg , ndërsa thonë se Maqedoni ka kapacitete që të furnizojë tregun e brendshëm dhe ka rezerva deri në të korrat e ardhshme.

Të lidhura

None found

“Në këtë periudhë kohore miell ka plotë dhe sasitë e miellit janë të garantuar deri në të korrat e reja. Në fillim patëm problem me rritjen e çmimit të grurit , kur patëm kërkesa të blejmë grurë. U rrit çmimi i grurit nga 11 denarë u bë 13 denarë. Gruri nga Serbia është i shtrenjtë, ndërsa tani do të ketë ndonjë lëvizje të lehtë të çmimeve”, tha Xhelal Halili prodhues mielli, Vitamill.

“Miell të mjaftueshëm ka, shkaku se edhe është stabilizuar gjendja. Edhe rezerva të grurit ka, për çmimet besoj se do të rriten shkaku se shkon rritja e çmimit të grurit”, tha Emin Halili prodhues mielli, G8

Një kilogram grurë në treg tani për tani është 13 denarë, ndërsa brenda javës shitësit presin që çmimi I grurit të rritet për një denarë në kilogram, me çka automatikisht edhe çmimi i një thesi me miell do të ndryshojë.

Tani për tani një thes miell 25 kilogramësh, tip 400 që përdoret për bukë në shtëpi është në çmimin e pakicës 550 denarë. Ndërsa me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut një thes miell në shitore arriti deri në 900 denarë. Prodhuesit e miellit thonë se ata në asnjë rast nuk kanë rritur çmimet e miellit.

të fundit

Kepi i Gjelbër u largua nga turneu, por Cabral mund të ketë realizuar golin më spektakolar të këtij Kampionati Botëror

Argjentina u kualifikua në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, sensacionit…

11 minutes ago

Argjentina avancon në 1/8 e finales pas një drame me pesë gola, autogoli në vazhdime rrëzon Kepin e Gjelbër

Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Kepin e Gjelbër pas…

35 minutes ago

FIFA heq dorë nga ndryshimi i orarit për ndeshjen Angli–Meksikë

Ndeshja e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Meksikës do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar fillimisht, pavarësisht paralajmërimeve se…

1 hour ago

Messi shënon, por Argjentina ndalet nga Kepi i Gjelbër dhe sfida shkon në shtesë

Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…

1 hour ago

Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…

3 hours ago

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

4 hours ago