shqiperi

Rritet 25% çmimi, arrin 100 lekë buka masive

Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës sipas konstatimeve të Monitor në terren është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë po shitet 100 lekë.

Kryetari i Shoqatës të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive Gëzim Peshkopia tha për Monitor se nga furrat e bukës mielli po blihet me çmim 85 lekë/kg nga 45-50 lekë/kg që shitej më parë. Sipas tij rritja e çmimit të miellit të bukës vjen për shkak të dyfishimit të çmimit të grurit të importit. “Rritja e çmimit të bukës nuk është masive në të gjithë tregun. Më të prekur nga rritja e çmimit të miellit nga 45-50 lekë/kg që ishte më parë në 85 lekë/kg janë furrat që nuk tregtojnë produkte pastiçerie, por vetëm bukë. Po ashtu më të prekur janë furrat e vogla të bukës që nuk furnizohen nga fabrikat e blojës me miell ku çmimi është 4 lekë më pak. Rritja e çmimit të miellit është ndikuar nga rritja e çmimit të grurit në tregjet e huaja. Grosistët kanë përfunduar kontratat e furnizimit me grurë me çmimin 250 USD/ ton, tani po furnizohen me çmim 500-600 USD/ton”.

Të lidhura

None found

Kryetari i shoqatës të Bukës dhe Brumërave nënvizon se aktualisht nuk ka mungesë të furnizimit me miell për furrat e bukës. “Të gjithë duhet të mbajnë hapur furrat e bukës. Furnizimi i popullatës me produkte buke duhet të jetë prioritet për furrat, pavarësisht kostos të shtrenjtuar, ashtu siç ndodhi edhe në pandemi”, nënvizon z.Peshkopia.

Operatorë të tregut parashikojnë tjetër shtrenjtim të çmimit të miellit për furrat e bukës në 90 lekë/kg. Çmimi i bukës shënoi rritje edhe në muajin shtator 14% për shkak të shtrenjtimit të çmimit të grurit nga rritja e kërkesës pas pandemisë.

Sakaq në dyqanet e produkteve ushqimore për muajin mars mielli po tregtohet 20% më shumë.

1kg miell “Primo” për muajin mars u shit 100 lekë nga 80 lekë/kg që shitej në muajin shkurt. Çmimet e shitjes janë të njëjta edhe për miellin “Mokra” 70-80 kg po shitet 100 lekë. /Monitor

të fundit

Mbi 40 mijë aplikime për t’u bërë agjent sekret në Argjentinë, brenda 24 orëve

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…

4 minutes ago

Durmishi nuk pranon ftesën e Shqipërisë U-19, ndërsa Sllovenia U-21 e kërkon

Arman Durmishi nuk është përfshirë në listën e Kombëtares U-19 për dy ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Qipros…

4 minutes ago

Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar vokalisht, Rozana Radi i përgjigjet: “Do të ishte film

Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe…

4 minutes ago

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”/ Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…

6 minutes ago

Denoncoi “Albanian Files”, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

19 minutes ago

Danillovski warns of measles risk: only five cases, but vaccine coverage is falling

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

20 minutes ago