Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit, edhe për 14 ditë të tjera dhe jo 30 ditë, saç ishte kërkuar nga qeveria.
Ndër arsyet kryesore për këtë vendim, Pendarovski përmendi masat ekonomike dhe sociale që duhet të miratohen në këtë periudhë, shkruajnë mediat vendase.
None found
Presidenti mohoi që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme te ketë lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa theksoi se KSHZ-ja do të organizojë zgjedhje kurdo që partitë ta vendosin atë.
“Ata do t’i përshtaten asaj që do të kërkojë politika. Ata veprojnë sipas ligjeve, në këtë situatë, sipas Dekreteve. KSHZ-ja nuk është kompetente për të treguar se kur duhet të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë të ketë nesër-pasnesër, ata thonë se do t’i zbatojnë sipas dispozitave ligjore”- deklaroi President Stevo Pendarovski.
Pendarovski tha se është kundër zgjedhjeve pa monitorues ndërkombëtarë.
“Pa monitorim ndërkombëtar nuk dua as të mendoj për zgjedhje, nuk do të marr pjesë në to dhe si institucion që mbaj llogari për demokracinë. Presim të fillojmë negociata me BE-në dhe nëse nuk kemi verifikim ndërkombëtar për gjithë procesin zgjedhor nuk mund të llogarisim të fillojmë bisedimet me BE-në”, pohoi Stevo Pendarovski.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…