Categories: Uncategorized

Maqedonia e Veriut, një ndër vendet më të korruptuara në botë (VIDEO)

Për një vit, vendi shënon rënie për 13 pozicione në listën e vendeve të renditura, sipas perceptimit të korrupsionit.

Maqedonia renditet në vendin e 106, nga 180 vendet në botë.

Të lidhura

None found

Problemi më i madh është ndikimi korruptiv i biznesit në politikë dhe anasjelltas, thotë Sllagjana Taseva nga Transparensi Interneshënall, e cila prezantoi raportin.

Këto numra negativë, janë një mesazh që duhet t’u dërgohet politikanëve dhe nga ata të kërkohet më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie, nëse duam të ulim problemin e korrupsionit, thotë Taseva.

“Të kontrollohet financimi i politikës, të forcohet integriteti i politikës dhe integriteti i zgjedhjeve. Të parandalohet trajtimi i privilegjuar i bizneseve, biznese që marrin përparësi pas ndryshimit të një strukture të veçantë politike. Kemi njerëz të privilegjuar në të gjitha sferat- deklaroi Sllagjana Taseva- Transparency International.

Në rajon, në bazë të korrupsionit, Maqedonia së bashku me Shqipërinë janë në fund. Më mirë qëndron Sllovenia duke vijuar Kroacia, Serbia, Bullgaria ndërsa më mirë se me luftën korrupsionit janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas Tasevës, raporti është tregues se masat që i merr shteti nuk japin rezultate.

“Prandaj flasim për shtet të kapur, ku është e qartë se trendi po vazhdon. Ndryshimi i vogël në vitin 2018 ishte rezultat i besimit në PSP. Por, është e qartë se, përveç kësaj, nuk ekziston asgjë tjetër që do ta mbështes rezultatin për përmirësimin e gjendjes me korrupsionin- thotë Sllagjana Taseva- Transparencë Internacional.

Nga Qeveria kanë reaguar ndaj raportit duke thënë se e kanë ngritur llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të pushtetit ekzekutiv përmes reformave dhe projekteve kundër korrupsionit. Për suksese të tyre e konsiderojnë anti- korrupsionin e pavarur dhe publikimin e të dhënave për punën financiare të ministrave. Kryetarja e Transparencë Internacional në pyetjen e Alsat komentoi edhe vizitën e djeshme të zv/ kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani në komisionin kundër korrupsionit. Taseva thotë që secili duhet ta dijë vendin e tij dhe të mos futet në kompetenca të huaja. Anti- korrupsioni llogari jep para Kuvendit e jo para Qeverisë.

/ALSAT/

të fundit

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

4 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

27 minutes ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

40 minutes ago

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

58 minutes ago

Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë, 26-vjeçari kapet i fshehur në Laç, do ekstradohet drejt Madridit (EMRI)

Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…

1 hour ago

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

2 hours ago