Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Reshje të borës në vendet malore, shi në qytete (VIDEO)

Më në fund bie bora e parë në vende të caktuara, edhe pse në përgjithësi reshjet janë në vendet më të larta dhe malet. Në qendrën rekreative në Kodrën e Diellit reshjet janë më të dendura. Më të lumtur ndjehen më të vegjlit ndërsa më të prekur janë vozitësit të cilët duhet t’i vendosin pajisjet e dimrit.

Shtresë e dëborës prej mbi 17 centimetër janë regjistruar në Mavrovë dhe Krushevë nëpër qytetet ka reshje të përzier të shiut dhe borës. Nga DPHM thonë që moti me lagështi do të përfundoj këtë fundjavë. Prej nesër, presin mot të thatë dhe stabil, por pa erë që si pasojë do të ketë ndotje të ajrit.

Të lidhura

None found

“Gjatë ditës do të kemi më shumë diell, por më ngrohtë do të jetë në vendet më të larta, ndërsa në lugina për shkak të mjegullës që do ta kemi në orët e paradites, moti do të jetë më i ftohtë. Kështu që temperaturat ditore në periudhën në vijim do të jenë në intervalin 4 deri në 12 gradë. Do të kemi mot të qëndrueshëm deri në fund të javës tjetër, me rryma shumë të dobëta, të cilat nga ana tjetër do të kontribuojnë në rritjen e ndotjes së ajrit në vendin tonë “-tha Lençe Rizova, sinoptike kujdestare në DPHM

Deri në fund të dimrit moti është vështirë për tu parashikuar, por të paktën në dhjetë ditët e ardhshme nga Drejtoria nuk presin ndonjë reshje të re.

“Këto ditë deri më datën 20 do të jemi nën një masë ajrore të qëndrueshme. Pastaj ka disa reshje, por sipas materialeve aktuale do të jetë diçka e ngjashme si situata aktuale – në vendet e ulëta do të bjerë shi, ndërsa në vendet më të larta dhe malet natyrisht dëborë”-pohoi Lençe Rizova, sinoptike kujdestare në DPHM.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ka reshje më intensive në zonat malore në perëndim, por nuk ka kufizime. Ata na e rikujtojnë obligimin për të pasur pajisje dimërore në automjete.

ALSAT

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

3 hours ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

3 hours ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

4 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

5 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

5 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

6 hours ago