Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Rastet e reja me Covid-19, një e treta e të sëmurëve pa asnjë simptomë

Një e treta nga 89 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar dje janë të moshës 30 dhe 39 vjeç. Pesa më e madhe e tyre janë femra, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në vend, përqindja më e madhe janë mbi 60 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek ato të moshës 50 deri 59 vjeç, gjegjësisht në këtë grup janë regjistruar gjithsej 470 pacientë. Përqindja më e ulët e pacientëve është tek fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeçare.

Të lidhura

None found

Ajo që është interesante është që një e treta e personave me virus nuk kanë asnjë simptomë, gjegjësisht janë raste asimptomatike.

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp ku ai informoi se ekziston një numër i madh i bartësve asimptomatikë të virusit dhe për këtë arsye apeloi që detyrimisht të mbahet maska mbrojtëse.

“Numri i bartësve asimptomatikë është i madh, përqindja e saktë do të ishte spekulim dhe këtë e kemi parë edhe nga këto ditët e kaluara kur i testojmë dhe analizojmë kontaktet e diagnostikuara më parë. Një pjesë e madhe e atyre qytetarëve, praktikisht tani pacientë – bartës të virusit nuk kanë asnjë simptomë. Mendoj se është një vendim i mirë që absolutisht të gjithë duhet të mbajnë maska, sepse ne nuk mund ta dimë në këtë moment dhe me siguri do të kalojë një kohë e gjatë para se të shohim me analiza dhe studime serioze se cila është përqindje e qytetarëve që janë bartës të virusit e nuk kanë simptoma”, tha dje Filipçe.

Përqindja më e lartë e rasteve pozitive, gjegjësisht 65.3 për qind, kishin temperaturë të rritur, 52.6 për qind kollitje, 39.7 për qind kishin plogështi, 18.9 për qind kishin ethe, 15.4 kishin dhimbje koke, 14.7 kishin vështirësi në frymëmarrje dhe 14.3 kishin dhimbje të fytit.

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga gjithsej 75.2 për qind e të infektuarve, kishin kontakte pozitive me virusin.

Një e treta e rasteve të konfirmuara kanë ndonjë sëmundje kronike, më së shpeshti sëmundje kardiovaskulare dhe pulmonare. Nga rastet e shtruara në spital, 54.3 për qind kishin komorbiditete. Shumica e vdekjeve u raportuan te njerëzit mbi moshën 60 vjeç, nga të cilët 96 ishin burra dhe 44 ishin gra.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 30.302 testime në vend, ndërsa janë zbuluar 2.315 persona pozitivë. 606 njerëz janë aktiv, 569 janë shëruar, ndërsa 140 njerëz kanë vdekur.

/Alsat-M/

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

3 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

14 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago