Kuvendi i Maqedonisë pritet të shpërndahet më 3 shkurt, kjo u bë e ditur sot në takimin mes kreut të KSHZ-së dhe zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski pohoi se secili prej pjesëmarrësve ta marrë përgjegjësinë e vet për organizimin e zgjedhjeve dhe qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre dhe të dalin në votim. Ndërsa zv/kryeministri Osmani shtoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të informojë për nevojën e sjelljes së ndryshimit të Kodit ygjedhor, që janë në draft – version dhe se akoma janë në procedurë parlamentare.
None found
Sipas tij, seanca e fundit parlamentare do të caktohet më 3 shkurt. Ai bëri apel deri tek të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve demokratike, korrekte.
Osmani theksoi se përgjegjësia e të gjithëve është shumë e madhe dhe duhet pjekur.
“Gjithmonë kur vijë në takim në KSHZ them se kësaj here duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por kësaj here vërtet duhet të jetë kështu”, deklaroi Osmani duke potencuar se më 26 mars, në ditën e katërt të fushatës, është takimi i Këshillit Evropian, ndërsa pastaj vijojnë edhe takime të tjera lidhur me eurointegrimet.
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…
TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...
Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…
Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…