Aktori Mehdi Malkaj ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review”, të moderuar nga Greta Topjana në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet shoqërore dhe politike në vend.
Gjatë bisedës, ai theksoi se në shoqërinë shqiptare shpesh nuk merret parasysh identiteti apo profesioni i një personi, përfshirë faktin nëse është artist. Sipas tij, përcaktues mbetet përkatësia politike dhe mënyra se si individët ndjekin qëndrimet e partisë.
None found
Malkaj foli gjithashtu për një rast të përjetuar prej tij gjatë pjesëmarrjes në një protestë. Ai tregoi se një person, i cili po lëvizte me biçikletë, e kishte goditur me shpullë në shpinë dhe i kishte thënë të mos shkonte më në atë protestë.
“Unë kam thënë ato që mendoj dhe kam shumë gjëra pas vetes. Por ja, vjen dikush me biçikletë, të godet me shpullë në kurriz dhe të thotë: ‘Mos shko më atje’. Po mua çfarë më bëhet?”, rrëfeu aktori.
Ai shtoi se një sjellje e tillë, sipas tij, nuk buron domosdoshmërisht nga vetë individi, por nga ndikimi i drejtuesve politikë dhe edukimit të marrë prej tyre që në moshë të vogël.
“Nuk ka rëndësi për askënd nëse je artist apo jo. Njerëzit shohin vetëm se çfarë partie ndjek dhe çfarë u thotë partia. Kjo është mënyra si mendohet”, u shpreh Malkaj.
Aktori e zgjeroi kritikën edhe te marrëdhënia mes brezave, duke thënë se të moshuarit dhe prindërit shpesh u përcjellin fëmijëve të njëjtën mënyrë të vjetër të të menduarit.
Ai solli si shembull rrëfimet e gjyshërve për luftën, gjermanët e vrarë dhe robërit e kapur, duke argumentuar se këto histori ndikojnë në formimin e brezit të ri.
“Gjyshërit u flasin fëmijëve për luftën, për atë që kanë bërë dhe për sa gjermanë kanë vrarë apo kapur robër”, tha ai.
Malkaj përmendi edhe një rast konkret të dëgjuar në një ashensor, ku një gjysh i kërkonte mbesës ta nderonte dhe ajo reagoi me grusht. Sipas tij, fëmijët duhet të kenë mundësinë të rriten vetë dhe në një komunitet ndryshe.
“Lëreni atë vajzë të rritet vetë, të formohet në një komunitet tjetër. Gjyshërit dhe baballarët janë një problem i madh, sepse shpesh i shohim gjërat të përsëriten dhe të bëhen sërish njësoj”, përfundoi aktori.
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…