Muajin e fundit në Agjencinë për Punësim janë çregjistruar mbi 20 mijë persona.
Alsat radhit deri te lista e të dhënave ku shihet se më shumë largime ka në Shkup. Por, numra të lartë të largimeve nga puna ka edhe në qytetet tjera më të vogla.
None found
Përveç largimeve nga punëdhënësit, lista përmban të dhëna edhe për atë se sa persona kanë vendosur të japin dorëheqje dhe ta braktisin punën.
Kështu që, në Tetovë, madje 90 persona në dy muajt e fundit kanë vendosur të japin dorëheqje.
Persona të çregjistruar përfshirë 3.04. 2020
Largim nga punëdhënësi Dorëheqje nga punëtori Largim pas skadimit të marrëveshjes
Shkup 301 522 2291
Tetovë 45 90 200
Gostivar 27 35 59
Kavadar 34 47 131
Kumanovë 15 45 325
Kërçovë 15 23 72
Nga Agjencia e Punësimeve thanë se nuk janë kompetent për publikimin e numrit të personave të papunë. Ata thonë se në periudhën e kaluar nuk ka pasur shumë ndryshim në regjistrimet dhe çregjistrimet e realizuara. Nga këtu për përgjigje na dërguan në Entin Shtetërore të Statistikave.
Nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në numrin e personave të regjistruar si të papunë. Theksojmë se ekzistojnë disa arsye për çregjistrim nga sigurimi i detyrueshëm social, duke përfshirë realizimin e të drejtës për pension, vdekja, ri-regjistrimi i subjektit, aktvendim gjyqësor, likuidim, largim nga puna, ndërprerje e veprimtarisë, pushimin e marrëdhënies së punës për shkaqe të ndryshme, ndërprerje të punës me marrëveshje, dorëheqje nga ana e punëtorit, largimi nga ana e punëdhënësit, dorëheqje për shkak të ndryshimeve ekonomike, teknologjike dhe strukturore, falimentim, skadimi i periudhës kohore – thonë nga Agjencia e Punësimit.
Enti Shtetëror i Statistikave e vazhdoi lojën e Agjencisë së Punësimit. Edhe nga ky institucion shtetëror morëm përgjigje se nuk janë kompetent dhe përsëri ata na thanë që përgjigje të kërkojmë nga Agjencia e Punësimit.
Enti Shtetëror i Statistikave po kryen një anketë për fuqinë punëtore nga e cila dalin të dhënat statistikore për fuqinë punëtore në vend, por kjo është anketë që kryhet në një ekzemplar. Prej këtu del edhe dallimi në të dhëna mes Entit Shtetëror të Statistikave dhe Agjencisë së Punësimit në lidhje me tregun e punës në vend – njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Kriza me virusin korona një kohë të gjatë i ka mbyllur të gjitha objektet hotelierike, ndërsa përfaqësuesit e këtij sektori kanë paralajmëruar se më shumë se 20 mijë persona janë në rrezik. Shumica e sektorëve që ofrojnë shërbime për qytetarët vështirë ose aspak nuk funksionojnë. Përveç bizneseve të vogla, për shkak të punëtorëve të infektuar ose parandalimit, disa fabrika në zonat industriale në të gjithë vendin janë mbyllur dhe disa mijëra punëtorë për momentin janë në shtëpi.
13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po…
Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull,…
Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar…
Në prag të protestës së paralajmëruar të studentëve për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup,…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin. “Ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do…
Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë…