Një 32-vjeçar me inicialet B.S. nga fshati Glumovë, rajoni i Shkupit, është privuar nga liria dje pasdite në orën 18:15 në aksin rrugor Gostivar – Tetovë, te kryqëzimi afër fshatit Kamjan, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
None found
Sipas MPB-së, ndalimi është kryer nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, pasi gjatë kontrollit të trafikut dhe matjes me radar kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, që drejtohej nga ai.
Pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi 168 kilometra në orë në një segment ku, sipas sinjalizimit rrugor, kufiri i lejuar është 80 kilometra në orë.
Nga MPB bëjnë të ditur se B.S. është mbajtur në Stacionin Policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë detarë ndaj një anije ushtarake ruse në…
Mëngjesin e sotëm, një atentat me armë zjarri është regjistruar në lagjen “1 Maji” në Fier, ku ka mbetur i…
Legjenda e industrisë muzikore australiane, Molly Meldrum, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ka raportuar…
Paraqitjet e mira të Ernest Muçit te Trabzonspori kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera evropiane, të cilat po synojnë transferimin…
Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur…
Mëngjesin e kësaj të hëne, qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, pasi u ekzekutua me…