Në 24 orët e fundit, policia ka ndaluar 15 shoferë në gjithë territorin e vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Sipas të dhënave, asnjëri prej tyre nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa tre ishin të mitur. Dy prej të ndaluarve ishin përfshirë edhe në aksidente trafiku.
Nga MPB bëjnë të ditur se pesë persona janë ndaluar në Tetovë, prej tyre dy të mitur, tre në Shkup, dy në Prilep ku njëri ishte i mitur, si dhe nga një person në Dellçevë, Shtip, Gjevgjeli, Zajas dhe Demir Hisar. Po ashtu, njëri nga të miturit në Tetovë dhe edhe një shofer tjetër më herët kishin qenë pjesë e aksidenteve rrugore. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet penale përkatëse.
None found
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të zbatojnë rregullat e trafikut, të mos ulen në timon pa kaluar provimin për patentë shoferi, të mos drejtojnë automjetin nëse u është vendosur masë ndalimi për drejtim, apo kur janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që të kontribuohet së bashku për rrugë më të sigurta.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…