Categories: Uncategorized

Koronavirusi: Maqedonia e Veriut në majën evropiane dhe botërore

Numrat e të infektuarve rishtazi me Kovid-19 gjatë muajit qershor e vënë Maqedoninë e Veriut në rendin e vendeve më të goditura nga pandemia – edhe për nga rastet e regjistruara por edhe në relacion me vdekshmërinë, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

126 rastet e djeshme të të infektuarve rishtazi nga koronavirusi vetëm e konfirmuan trendin që ia nisi në fillim të këtij muaji dhe ka zgjatur, pothuaj pandërprerë të gjitha 30 ditët e qershorit. Sipas numrit të rasteve në 100,000 banorë nga fillimi i këtij muaji, Maqedonia e Veriut është në vendin e pestë në Evropë dhe në vendin e 15 në nivel global.

Të lidhura

None found

Autoritetet shëndetësore dje sërish kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve në kryeqytet Shkup-66, ndërsa vijojnë Tetova-19 dhe Shtipi me 15 të infektuar rishtazi nga koronavirusi. Katër persona kanë vdekur, ndërsa 48 janë shëruar.

Të dhënat e Qendrës Evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (ECDC) tregojnë që trend më të lartë të të sëmurëve rishtazi nga virusi i rrezikshëm kanë pasur vetëm Armenia, Suedia, Bjellorusia dhe Moldavia. Shkalla mesatare e të infektuarve në 100,000 banorë në Armeni në qershor është 547, në Suedi- 298, në Bellorusi 212, në Moldavi – 204 dhe në Maqedoninë e Veriut – 195. Me shkallë mesatare të vdekshmërisë nga virusi prej 8 të vdekur në 100,000 banorë, Maqedonia e Veriut renditet edhe më lartë në nivel evropian – në vend të tretë- menjëherë pas Armenisë dhe Suedisë ku ajo shkallë është 10, përkatësisht 9.

Ministri për shëndetësi, Venko Filipçe dje njoftoi që shkaku më i madh për vdekshmërinë te pacientët e sëmurë është për shkak se vonë paraqiten për mjekim spitalor dhe madje 50% e rasteve fatale janë pas ditëve të para nga pranimi në spital. Ai u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë edhe në përkeqësimin më të vogël të gjendjes dhe menjëherë të paraqiten në klinikë.

Në suaza botërore, “kampioni” absolut është Katari ku në qershor të këtij viti, janë regjistruar 1,400 raste të të infektuarve rishtazi në 100,000 banorë. Mirëpo në shtetin aziatik, shkalla e mortalitetit është pak mbi 2. Kili dhe Bahraini shënojnë shkallë të infektimit prej rreth 950 persona në 100,000, ndërsa pas tyre janë Omani dhe Armenia janë me mbi 500. Maqedonia e Veriut në rang listën botërore është në vendin e 15.

Epidemiologët në vend një kohë të gjatë i paralajmërojnë qytetarët rreptësisht t’u përmbahen masave për parandalim dhe për mbrojtje nga koronavirusi.
Javët e fundit përgjithësisht ka rritje të numrit të të infektuarve rishtazi në tërë rajonin, ndërsa shkaqet më së shpeshti kërkohen në mbrojtjen e pamjaftueshme dhe disa manifestime që janë organizuar në më shumë vende, ndërsa veçanërisht në Serbinë fqinjë.

të fundit

63rd Protest Against the Government, Diaspora Joins Rally in Skanderbeg Square

Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur…

7 seconds ago

Joshua Kushner, miliarderi që u përfshi në debatin për të drejtat komerciale të Botërorit të FIFA-s

Emri i investitorit amerikan Joshua Kushner është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas raportimeve se ai dhe fondi i tij…

10 minutes ago

Talenti egjiptian shkëlqen te Barcelona, 18-vjeçari befason Hansi Flickun

Sulmuesi i ri egjiptian Hamza Abdelkarim ka pushtuar titujt e mediave spanjolle pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në miqësoren…

11 minutes ago

Goditje e rëndë për Egnatian, sulmuesi kryesor i Nevil Dedes do të mungojë 9-12 muaj

EgnatiaKlubi i Egnatias në rrjetet sociale, ka dhënë përgjigje të saktë për dëmtimin e rëndë që pësoi sulmuesi kryesori i…

16 minutes ago

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria harmonizuan aktivitetet për tunelin hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8

Sot në Sofje u mbajt takimi i parë i grupit të përbashkët të punës të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,…

18 minutes ago

Ekzekutimi i 25-vjeçarit shqiptar në Itali më 14 shkurt, autopsia përcakton plagën fatale dhe hetimet zbulojnë motivet e autorët e dyshuar

Janë zbardhur rezultatet e autopsisë për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua natën e 14 shkurtit…

25 minutes ago