Hamza Abdelkarim është kthyer në një nga zbulimet më të spikatura të fazës përgatitore të Barcelonës. Sulmuesi i ri egjiptian realizoi dy gola në miqësoren kundër Birmingham Cityt, paraqitje që i siguroi vëmendje të gjerë në mediat spanjolle.
None found
18-vjeçari tërhoqi gjithashtu interesimin e trajnerit Hansi Flick falë lëvizjeve cilësore, pozicionimit të saktë në zonën e rreptësisë dhe kurajës së treguar pavarësisht moshës së re, sipas gazetës Marca.
Me titullin “Plani i Hamzas funksionon”, Marca vlerësoi zgjedhjen e futbollistit për të ndërprerë pushimet pas pjesëmarrjes me Egjiptin në Kupën e Botës dhe për t’u përfshirë menjëherë në seancat stërvitore të Barcelonës.
Edhe Mundo Deportivo i kushtoi vëmendje egjiptianit, duke e përkufizuar atë si “goleadorin ambicioz të Flickut”. Sipas gazetës katalanase, Hamza ka një profil që ndryshon nga ai i lojtarëve të tjerë ofensivë të Barcelonës dhe i sjell ekipit një element që kërkohej që prej largimit të Robert Lewandowskit.
Mentaliteti i sulmuesit është një tjetër aspekt që ka marrë vlerësime. Pasi fitoi vetë një penallti, 18-vjeçari mori përsipër ekzekutimin e saj dhe ruajti qetësinë përballë kundërshtarëve më të mëdhenj në moshë.
Ndërkaq, gazeta Sport publikoi një analizë të zgjeruar nën titullin “Zgjidhja Hamza Abdelkarim: sulmuesi surprizë i Barcelonës që shpërtheu në afatin kalimtar”.
Në shkrim paraqitet rruga e tij nga akademia e klubit egjiptian Al Ahly deri në nivelet më të larta të futbollit evropian. Raporti nënvizon se skautët e Barcelonës e kishin dalluar potencialin dhe cilësitë e tij gjatë turneve ndërkombëtare për të rinj.
Pas këtyre vlerësimeve, Barcelona vendosi të aktivizonte klauzolën për blerjen e futbollistit, e cila kishte vlerën 1.5 milionë euro.
Një episod i veçantë u regjistrua gjatë intervistës pas ndeshjes. Deklarata e Hamzas u ndërpre nga njoftimet zanore në stadiumin “St Andrew’s”, por ai reagoi duke buzëqeshur dhe u shpreh se zhurma e altoparlantëve ndoshta po e ndihmonte të përballonte emocionet para mediave.
Raportimet kanë evidentuar gjithashtu vlerësimin e Hansi Flickut për sulmuesin egjiptian. Tekniku gjerman e cilësoi Hamzan si “një lojtar shumë modest, me personalitet të shkëlqyer dhe potencial të madh”.
Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë…
Letra e kryeministrit britanik, Andy Burnham, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për…
Me një total prej 713 paraqitjesh në Ligën Premier, katër emra të njohur të futbollit anglez janë përfshirë në një…
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…
Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me…