Pasi Kuvendi me 101 vota “për” votoi Qeverinë teknike me në krye tashmë ish ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, anëtarët e rinj pasi bënë betimin, bënë edhe një foto tradicionale.
Kryeministër do të jetë Oliver Spasovski, për ministre të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ministër pa resor, zëvendëskryeministri i deritashëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, për ministre pa resort do të jetë Mila Carovska. Për ministër të Brendshëm do të jetë Naqe Çullevin.
Nga LSDM-ja për zv.ministër shtesë të Punëve të Brendshme kanë propozuar, Sllavjanka Petrovska dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelj.
Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është për momentin, VMRO-DPMNE-ja.
Nga kjo parti, krahas Çullevit, për ministër i Punës dhe Politikës Sociale kanë propozuar, Rashella Mizrahi, për zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkoski dhe për Bujqësi, Cvetan Trifunovski.