Categories: Uncategorized

Greqia akuzon Maqedoninë e Veriut për shkelje të marrëveshjes për emrin

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit.

Siç ka bërë të ditur shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Reshella Mizrahi, meqë në një konferencë për media, mbrapa saj ka qëndruar tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

Të lidhura

None found

“Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet në tërësi. Ajo i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidaturës së fuqishme të saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Dimitrov duke lexuar pjesë të notës së protestës, raporton “REL”.

Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Mizrahi është anëtare e VMRO DPMNE-së, e cila nuk e pranon Marrëveshjen e arritur, më 17 qershor të vitit 2018, për ndërrimin e emrit nga “Maqedoni” në “Maqedonia e Veriut”.

VMRO DPMNE-ja është në opozitë por bazuar në ligjin për qeverinë, ajo tani merr pjesë në qeverinë teknike dhe përveç Ministrisë së Punës drejton edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka kërkuar nga Ministrja e Punës, që të largojë tabelën dhe të kthejë të rejën me emrin Maqedonia e Veriut në të kundërtën tha se do t’i kërkojë kryeministrit shkarkimin e saj.

“Me këtë akt, ajo jo vetëm që shkeli Kushtetutën, por gjithashtu shkeli edhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Ajo po i nxit marrëdhëniet me Greqinë, krijon probleme në realizimin e qëllimeve strategjike prej dy dekadash të vendit tonë, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ministria e punës dhe politikës sociale nuk është apartamenti i saj privat, siç nuk është edhe Kushtetuta një copë letër e zakonshme. Asaj mund të mos i pëlqejë, por nuk i jep asaj të drejtën të mos e zbatojë atë “, ka deklaruar ministri Dimitrov.

Por, në një reagim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale hidhen poshtë pretendimet e shefit të diplomacisë.

“Është e drejtë demokratike e çdo qytetari të reagojë ndaj padrejtësive. Tabela me emrin e vjetër është i trashëguar, nuk ka asnjë tabelë me emër të ri. Pra, ekziston vetëm një tabelë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale edhe atë ish ministres, tani zëvendëskryeministrit për çështje Ekonomike, Milla Carovska”, ka deklaruar Ministrja e Punës, Rashella Mizrahi.

VMRO DPMNE-ja disa herë ka bërë të ditur se në rast se fiton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill do të nis menjëherë procedurat për kthimin e emrit të vjetër të shtetit dhe me këtë do të anulojë Marrëveshjen me Greqinë.

të fundit

Zlatan Ibrahimovic godet Ronald Koemanin: Holanda humbi duke mohuar identitetin e saj

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…

5 minutes ago

Sot zhvillohet protesta e 31-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e panegociueshëm të Edi Ramës

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…

5 minutes ago

Portugalia merr goditje të rëndë para sfidës me Kroacinë, Ricardo Carvalho largohet pas vdekjes së babait

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales…

6 minutes ago

Zhduket një 9-vjeçar në Tiranë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për…

10 minutes ago

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

16 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

17 minutes ago