Categories: Uncategorized

Filipçe: Vala e dytë e koronavirusit erdhi më shpejt nga sa pritej

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se numri i pacientëve të infektuar me koronavirus pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, dhe kjo është arsyeja pse po bëhet riorganizimi i kapaciteteve në spitale.

“Numri i pacientëve të shëruar pritet të jetë më i vogël se numri i pacientëve të pranuar. Vala e dytë erdhi më herët nga sa prisnim”, tha Filipçe.

Të lidhura

None found

Ministri tha se Shkupi për momentin është vatër e nxehtë e të infektuarve me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, të gjitha qytetet e tjera janë të qëndrueshme dhe ka raste sporadike. Për punonjësit shëndetësorë tha se ata ishin në rrezik me muaj, duke punuar ndërrime të gjata për të shpëtuar jetë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që të ndihmojnë që sa më shpejt që të dalim nga kjo gjendje.

“Respektoni masat, ndihmoni punonjësit e shëndetit të marrin frymë”, tha ministri.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni sot informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 140 janë nga Shkupi.

të fundit

23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë shërbimin në burgjet daneze, sindikata shpreh shqetësim

23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…

7 minutes ago

Helmimi i pesë fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë mostrat për analizat laboratorike, presim rezultatet

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…

11 minutes ago

Përfundon rikuperimi i fushës së “Fadil Vokrrit”, Kosova pret Izraelin më 14 nëntor

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet…

12 minutes ago

Manchester United kërkon përforcim në sulm për janarin 2027, tre kandidatë me përvojë në Ligën Premier

Manchester United po planifikon të nënshkruajë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me klubin që i jep përparësi…

12 minutes ago

Ilse Aigner pranë kandidimit nga konservatorët e Merz dhe SPD, Gjermania mund të ketë presidenten e parë

Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate…

19 minutes ago

Seven children from Kindergarten No. 10 in Vlorë taken to hospital amid suspected food poisoning

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…

26 minutes ago