Categories: Uncategorized

Filipçe bën apelin e rëndësishëm për të prekurit me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje pacientëve të infektur me koronavirus të mos japin të dhëna të rreme për kontaktet që kanë pasur, me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Ai tha se “na pret një betejë e gjatë me koronavirusin”, dhe se duhet të mësohemi të jetojmë me të, por edhe qytetarët nuk duhet të gënjejnë për kontaktet.

Të lidhura

None found

“Rekomandimet e komisionit mbeten të njëjta. Vala ende po zgjat, edhe pse dy nga vatrat më të mëdha, në Tetovë dhe Shtip po dobësohen. Tani jemi të koncentruar në menaxhimin për parandalimin e sëmundjes këtu në Shkup. Na pret një luftë e gjatë me virusin, por duhet të mësohemi të jetojmë me të. Kjo është mënyrë e re e jetesës, mbajtja e largësisë trupore, mbajtja e maskave dhe dezinfektim i rregullt i duarve. Megjithatë, duhet të jepen edhe të dhëna të sakta, kemi disa raste që për shkak të mos dhënies së të dhënave të sakta, punonjës shëndetësor ndodhen në vetizolim”, thotë Filipçe.

Ai ju bën apel qytetarëve të japin të dhëna ta sakta dhe të respektojnë institucionet.

“Ju bëj apel pacientëve të japin të dhënat e sakta dhe të respektojnë institucionet. Posaçërisht për punonjësve shëndetësorë, të cilët këtë luftë nuk mund ta fitojnë vet. Jetesa duhet të vazhdojë, nuk mund të mbesin të mbyllur me kufizime”, tha mes tjerash Filipçe.

të fundit

Feronikeli ’74 pret Ballkanin, njihuni me formacionet për ndeshjen

Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall…

3 minutes ago

23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë shërbimin në burgjet daneze, sindikata shpreh shqetësim

23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…

15 minutes ago

Helmimi i pesë fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë mostrat për analizat laboratorike, presim rezultatet

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…

19 minutes ago

Përfundon rikuperimi i fushës së “Fadil Vokrrit”, Kosova pret Izraelin më 14 nëntor

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet…

20 minutes ago

Manchester United kërkon përforcim në sulm për janarin 2027, tre kandidatë me përvojë në Ligën Premier

Manchester United po planifikon të nënshkruajë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me klubin që i jep përparësi…

20 minutes ago

Ilse Aigner pranë kandidimit nga konservatorët e Merz dhe SPD, Gjermania mund të ketë presidenten e parë

Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate…

27 minutes ago