Categories: Uncategorized

Filipçe: Po përgatitemi për valën e dytë të koronavirusit, ja kur pritet të ndodhë!

Maqedonia e Veriut po përgatitet për valën e dytë të koronavirusit, por kjo pritet të ndodhë gjatë vjeshtës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se bazuar në studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera se do të ketë valë të dytë të virusit dhe se për këtë institucionet shtetërore po përgatiten.

Të lidhura

None found

“Të gjitha studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera, jemi dëshmitarë për të dhënat që vijnë nga Kina, tregojnë që virusi me siguri do të ketë edhe një valë të dytë. Ne po përgatitemi për këtë komfor konsultimeve që kemi me shumë shtete dhe me OBSH-në. Do të nisim investim të madh në sistemin shëndetësorë dhe do të përforcojmë repartet për përkujdesje intensive në të gjithë vendin. Po përgatitemi për valën e re në vjeshtë dhe do ta presim më të përgatitur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, theksoi ministri i shëndetësisë.

Ai shtoi se do të pajisen të gjitha repartet intensive me aparaturë moderne me krevate, respiratorë, paratë për rëntgen dhe EKG dhe gjithçka tjetër.

Filipçe tha se janë të kënaqur nga dinamika e procesit të skriningut dhe nga rezultatet. Deri tani vetëm një person ka dalë pozitiv. Ai theksoi se sot në Komisionin për sëmundje është analizuar situata dhe përkundër faktit se ka rritje të numrit, konstatimi i përbashkët është se epidemia është në kontrollë.

“Numri i rasteve aktiv është stabil. Numri i madh i të konfirmuar janë nga kllaster të njohur, ndërsa disa janë infektuar nga grumbullimet. Është konfirmuar se numri i rritur është si pasoj e lehtësimit të masave dhe rritjes së lëvizjes së qytetarëve dhe kjo është rast edhe në vendet fqinjë dhe vendet tjera në botë, kjo nuk është e pa-pritshme. Betejën e parë e kemi fituar por lufta nuk ka përfunduar”, tha FIlipçe.

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja, me çka numri i të infektuarve në vend është rritur në 1.839. Ndërsa janë shëruar 50 persona nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.351. (INA)

të fundit

23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë shërbimin në burgjet daneze, sindikata shpreh shqetësim

23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…

4 minutes ago

Helmimi i pesë fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë mostrat për analizat laboratorike, presim rezultatet

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…

7 minutes ago

Përfundon rikuperimi i fushës së “Fadil Vokrrit”, Kosova pret Izraelin më 14 nëntor

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet…

8 minutes ago

Manchester United kërkon përforcim në sulm për janarin 2027, tre kandidatë me përvojë në Ligën Premier

Manchester United po planifikon të nënshkruajë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me klubin që i jep përparësi…

9 minutes ago

Ilse Aigner pranë kandidimit nga konservatorët e Merz dhe SPD, Gjermania mund të ketë presidenten e parë

Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate…

15 minutes ago

Seven children from Kindergarten No. 10 in Vlorë taken to hospital amid suspected food poisoning

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…

22 minutes ago