Categories: Uncategorized

Filipçe: Këtë fundjavë do të vendoset hapja e kufijve dhe heqja e karantinës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi dje se në fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme.

Ai tha se hapja e kufijve është diçka që kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon.

Të lidhura

None found

“Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe për TV21.

Me hapjen e kufije në tërë rajonin, tha ministri, karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.

“Unë, praktikisht në çdo dy-tre ditë kam kontakte bilaterale dhe biseda telefonike me të gjithë ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinje, si Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia me qëllim që t’i ndajmë përvojat, dinamikën e zhvillimit të rasteve të sapozbuluara. Ne kemi marrë vendim që të gjithë të huajt nga vendet fqinje nëse hasen në vendin tonë dhe tregojnë simptome ose janë të dyshimtë ose paraqiten në spital, do të kenë shërim falas”, tha Filipçe.

Ai pret se edhe të gjithë fqinjët të tregojnë solidaritet rreth testimit të shtetasve tanë, të cilët hasen në vendet e tyre, për shkak se, siç tha, një pandemi e tillë e fuqishme me rrezik të tillë në të gjitha vendet është identike.

Lidhur me atë se si do trajtohen anëtarët e misionit të OSBE-ODIHR-së, të cilët, duhet të arrijnë në vend që t’i vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Filipçe theksoi se për të gjithë qytetarët tanë ose të huaj të cilët do të vijnë nga jashtë do të vlejnë protokollt e njëjta dhe nuk do të ketë kurrfarë përjashtime.

të fundit

Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS, takimi në Gjirin e Lalzit! Nga protestat studentore te zgjedhjet e 9 majit! Çfarë do diskutohet

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, në orën 10:30, në zonën e Gjirit të Lalzit. Në qendër…

11 minutes ago

Egjipti largon Hossam Hassanin nga drejtimi i kombëtares pas sherrit mes dy grave të tij

Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin,…

11 minutes ago

Futsall, Kosova synon fitoren ndaj Italisë në transfertë

Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…

16 minutes ago

Betim Fazliji i bashkohet Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…

17 minutes ago

Skënderbeu jep lajmin për shëndetin e presidentit Ardjan Takaj pas operacionit

Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…

17 minutes ago

SHBA zhvendos avionët nga një tjetër bazë në Britani për shkak të shqetësimeve ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…

17 minutes ago