Categories: Uncategorized

Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin, numri i të infektuarve arrin në 329

Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë në RMV në konferencën e rregullt në ora 17:00, raportoi për gjendjen e pacientëve dhe institucioneve mjekësore në lidhje me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Instituti për rehabilitim Kozle ndaloi punën, pra nuk pranon më pacientë. Dy të diagnostifikuarit me virusin korona do të barten në Klinikën infektive, ndërkohë presim rezultatet për 16 testet e pacientëve”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se gjithë pacientët që kanë tashmë nevojë për shërbimet në Kozle, duhet të drejtohen në spitalin “8 Shtatori”-Shkup.

Të lidhura

None found

Ai konfirmoi se pika e testimit në Çair tashmë është funksionale.

“Nesër do të hapet pika e testimit në Mlin Balkan”, duke paralajmëruar që gjatë javës të fillojnë aktivitetet edhe pikat tjera të testimit në gjithë vendin.

Ai gjithashtu sqaroi se prej nesër do të fillojë edhe testimi-mobil i qytetarë, ashtu që ekipet mjekësore do të marrin mostrat e testimit në shtëpitë e qytetarëve, që kryesisht do të jenë të moshuar.

MSH-ja sot informoi se në Klinikën Infektive të Shkupit nga virusi korona kanë ndërruar jetë dy burra, njëri në moshë 45 vjeçare nga Kumanova dhe tjetri në moshë 78 vjeçare nga Dibra, me çka numri i viktimave në RMV arriti në 9.

I ndjeri nga Kumanova ka pasur diabet, fibrilacion atrial, hipertension dhe obezitet, ndërkaq i ndjeri nga Dibra ka pasur bronkit, hipertension dhe ka pranuar terapi për të dy sëmundjet kronike.

44 raste të reja, gjithsej 329

Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 392 teste, ndërkaq janë konfirmuar 44 raste të reja me virusin korona në vend. Sipas qyteteve: Kumanovë 23, Shkup 12, Tetovë 2, Manastir 3, Strugë 2, Shtip 1, dhe Prilep 1.

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 329. Sipas vendbanimeve:

Shkup 175
Dibër 47
Kumanovë 47
Shtip 15
Prilep 10
Tetovë 8
Strugë 7
Veles 6
Manastir 4
Ohër 3
Kavadar 2
Gostivar 1
Kriva Pallankë 1
Strumicë 1
Gjevgjeli 1

Prej 392 testimeve në 24 orët e fundit: 262 janë bërë nëpërmjet IShP-së nëpërmjet Fakultetit të Veterinarisë, 24 nëpërmjet Laboratorisë Biotek dhe 80 nëpërmjet Spitalit “Filipi i Dytë”. Deri më tani janë bërë gjithsej 3,518 testime për COVID 19.

të fundit

Egnatia triumfon 0-2 në Laç, Nevil Dede: Kundërshtari meriton komplimente, tabloja jonë është pozitive

Nevil Dede Egnatia mposhti në transfertë Laçin, në takimin e vlefshëm të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...

5 minutes ago

Financial Times: Rritet alarmi për operacione ruse kundër drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Europë

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të…

6 minutes ago

PLD: Krizë në drejtësi, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 çështje të pazgjidhura

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…

16 minutes ago

Këmbësorja 63-vjeçare plagoset rëndë nga një Mercedes i Spitalit të Gostivarit

Më 10 tetor 2026, në orën 09:45, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar një aksident komunikacioni që…

17 minutes ago

Hendersoni kthehet në një zbulim te Chelsea dhe fiton besimin e Xabi Alonsos

Mesfushori veteran anglez u transferua pa shumë bujë gjatë verës, por paraqitjet e tij po e shndërrojnë në një nga…

18 minutes ago

NAME/ Explosion at the “Motor Oil” refinery in Greece two days ago: another Albanian dies

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

23 minutes ago