Categories: Uncategorized

Virusi korona, të mërkurën nis firnizimi i shkollave me sapunë

Nuk ka raste të reja të dyshuara me virusin Korona. Gjendja e gruas së prekur mbetet e qëndrueshme, ndërsa dy mjekët që rezultuan negativ vazhdojnë të qëndrojnë në izolim.

Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga e mërkura nis pajisja e shkollave me sapunë dhe mjete dezinfektuese. Shpërndarja sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe do të bëhet në bashkëpunim me komunat.

Të lidhura

None found

E reja është se gjatë ditës së kaluar mbërritën rezultatet e kontrolluara nga laboratorët në Gjermani, të cilët verifikuan testet tona. Furnizimi për mjete shtesë është në proces e sipër. Një ditë më parë nënshkruam marrëveshjen për mjetet dezinfektuese. Të mërkurën të njëjtat do të shpërndahen, me ndihmë të vetëqeverisjeve lokale, nëpër shkollat fillore”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe së bashku me kryeministrin teknik Oliver Spasovski qëndruan në pikën kufitare Tabanoc ku ditëve të fundit është shënuar fluksi më i madh i udhëtarëve nga Italia, vendi më i prekur në Evropë me virusin Korona. Spasovski tha se në një periudhë të shkurtër kohore pikën kufitare të Tabanocit e kanë kaluar rreth 300 persona, të cilët paraprakisht kanë qëndruar në Itali.

Kemi rreth 225 udhëtarë që kanë ardhur nga Italia, nga zonat e rrezikuara, më autobus dhe rreth 70 udhëtarë që kanë ardhur me veturat e tyre. Të gjithë u janë nënshtruar kontrolleve është realizuar bisedë edhe me epidemiologët. Nuk ka pasur rast që duhet të vendosej në izolim apo që duhet të testohej”-tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Udhëtarët e anketuar nga Alsat thanë se në hyrje të kufirit iu nënshtrohen disa pyetjeve nga zyrtarët kufitarë.

“Na pyetën a jemi të sëmurë, a kemi temperaturë dhe kështu.”

“Ajo është vetëm biznes farmaceutik.”

“Nga Roma. Në zonën nga vij unë nuk ka virus, nuk ka asgjë. Është pastër momentalisht. Në zonat tjera po, në rajonet në Veri të Italisë. Nga ne jo, jemi mirë”

“Po, na pyetën, por ne vijmë nga Berlini dhe gjithçka është në rregull. Nuk kemi ndonjë problem.”

“Na pyetën diçka për virusin çfarë ndiejmë dhe si ndjehemi. Nuk ndiej asgjë, mirë ndjehem.

Ndërkohë në nivel botëror virusi Korona është duke e humbur fuqinë. Numri më i madh i viktimave vazhdon të jetë në Kinë, rreth 3 mijë, në Iran mbi 70 ndërsa në Itali 52 persona kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm.

të fundit

Apeli i GJKKO-së ndryshon vendimin e shkallës së parë për ish-drejtuesin e Operacionales Oltion Bistri

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…

2 minutes ago

Jack Hemphill, përforcimi i ri i KB Pejës në qendër

Basketbollisti amerikan, Jack Hemphill është përforcimi më i ri te KB Peja. Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e…

9 minutes ago

Egjipti përfshin në listën e organizatave terroriste 35 struktura islame evropiane, mes tyre edhe një nga Maqedonia

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…

20 minutes ago

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran i detyruar për zgjedhjet ndaj Finlandës

Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…

20 minutes ago

Subhi Jakupi zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…

21 minutes ago

Boston triumfon ndaj Philadelphias dhe ngjitet në krye të Lindjes

Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë…

21 minutes ago