Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp njoftoi se në Maqedoninë e Veriut gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 3 vdekje të reja nga virusi korona, dhe 15 raste të reja pozitiv ndaj COVID-19. Me këtë, numri i të vdekurve nga virusi korona ka arritur në 21, ndërkaq i të infektuarve në 570.
Ministri njoftoi se janë shëruar edhe 4 persona tjerë, me çka numri i të shëruarve ka arritur në 27.
None found
Viktimat janë një 40-vjeçar nga Koçani, dhe dy nga Tetova; një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar.
Vajza e 69-të vjeçarit që ka ndërruar jetë ka kërkuar hetim për vdekjen e babait të saj.
“Mbrëmë ndërroi jetë babai im. Shpresoj se do të kryeni hetim Venko Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë për këtë rast dhe do të jepni njoftim”, ka shkruar në Tuiter vajza e të ndjerit, Natasha Apostoloska.
Pacienti në fjalë, ka qenë i vendosur prej 9 deri më 23 mars në Entin e Rehabilitimit në Kozle të Shkupit. Pacienti ka qenë në gjendje të palëvizshme dhe vetëm njëherë ka pasur vizitë, por dyshimet për virusin korona kur pacientit i është ngritur temperatura dhe i është bërë testim, i cili ka dalë pozitiv.
“Pacienti ka qëndruar atje dy javë, pasi që nuk ka mundur të lëvizë dhe ka pasur vetëm një vizitë. Pas lëshimit nga Spitali është testuar. Pasi që ka dalë pozitiv në test është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe, në konferencën për shtyp të 26 marsit.
Në pyetjen e Portalb.mk, se si e ka marrë virusin korona pacienti kur ai ka qenë në gjendje të palëvizshme prej vitit të kaluar, Filipçe u përgjigj se po punojnë në rastin, por megjithatë ai tha se ka pasur një vizitë.
“Pacienti ka qenë i palëvizshëm, por megjithatë ka pasur vizitë, nëse nuk do të kishte pasur vizitë do të ishte interesante se prej ku e ka marrë virusin. Informata më të detajuara do të marrim nesër”, tha Filipçe.
Ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të Portalb.mk se si ka mundësi që nuk është testuar menjëherë sapo ka pasur simptoma, të dielën, por të nesërmen i është dhënë udhëzim për në Gastrologji, dhe më pas e kanë lëshuar në shtëpi, në Tetovë?
Në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një banor I Koçanit, i cili vlerësohet se ka qenë i infektuari i parë me virus korona nga ky qytet.
Familja është në izolim, ata kanë kërkuar ndihmë nga komuna, pasi që më të afërmit nuk guxojnë të dalin jashtë shtëpisë.
Komuna e Koçanit ka paralajmëruar se do të organizojë transportim të trupit të të ndjerit nga Shkupi dhe varrimi do të bëhet sipas rekomandimeve të autoriteteve, pa zakone tradicionale të varrimit.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…