Categories: Uncategorized

Divorcet për vitin 2019 janë rritur me 23% në Maqedoni

Në vend vitin e kaluar janë lidhur 13.814 martesa që është rritje për 2,4 për qind në krahasim me një vit më parë, ndërsa numri i divorceve është rritur për 22,8 për qind dhe është 1.990 vitin e kaluar, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Më së shumti kurorëzime apo martesa 1.747 apo 12.6 për qind, janë bërë në muajin gusht, ndërsa më së paku në muajin shkurt, gjegjësisht 809 apo 5,9 për qind.
Zakonisht është lidhja e martesës së parë me pjesëmarrje prej 93,3 për qind për gratë dhe 92,1 për qind për burrat.

Të lidhura

None found

Në martesën e dytë me pjesëmarrje prej 7,4 për qind dhe martesë të tretë me pjesëmarrje 0,6 për qind, në numrin e përgjithshëm të martesave të lidhura, zakonisht hyjnë burrat.

Në vitin 2019, numri më i madh i martesave 4.563 apo 33 për qind janë bërë tek gratë e moshës prej 25 deri 29 vjeç. Sipas moshës edhe tek burrat numri më i madh i martesave, gjegjësisht 5.159 apo 37,3 për qind janë lidhur në grupmoshën e njëjtë prej 25 deri në 29 vjeç, tregojnë numrat e Entit për Statistikë.

Mosha mesatare gjatë lidhjes së martesës së parë është 26,9 vjeç për nusen dhe 29,7 vjeç për dhëndrin. Numri i divorceve në vitin 2019 shënon rritje prej 22,8 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe është 1.990 divorce.

Gjatë vitit 2019, më së paku martesa apo kurorëzime, gjegjësisht 43 apo 2,2 për qind janë divorcuar në muajin gusht ndërsa më së shumti gjegjësisht 244 apo 12,3 për qind në muajin nëntor.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, gjegjësisht 430 apo 21,6 për qind kanë ndodhur prej pesë deri në nëntë vjet pas kurorëzimit.

të fundit

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

4 minutes ago

Bayern Munichu ofron rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, por merr përgjigje negative

Bayern Munich ka qenë i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, Rio Ngumoha, por klubi…

16 minutes ago

Mate Rimac rrëfen vjedhjen e Bugatti Chiron-it të tij, me vlerë 3 milionë dollarë

Drejtorit Ekzekutiv të Bugatti-t, Mate Rimac, sapo i është vjedhur makina.Dhe nuk bëhet fjalë për një makinë të zakonshme të…

17 minutes ago

Akuzat e Berishës ndaj protestës, Bushati: Po asgjëson PD-në. Hila: Nuk do t’i zënë vendin si opozitë

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

17 minutes ago

Modelet klasike mbi 50 vjet të vjetra mund të jenë më kursimtare se veturat moderne

Disa vetura të prodhuara para më shumë se 50 vjetësh mund të jenë më ekonomike në konsumimin e karburantit sesa…

17 minutes ago

Lala: Paratë e paligjshme kanë krijuar disbalancën mes euros dhe lekut

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

20 minutes ago