Më pak të huaj po pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri, por më shumë kosovarë po e përfitojnë atë.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në Shqipëri, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019 rezultoi 13,507 persona, duke pësuar rënie me 4,6 për qind krahasuar me vitin 2018.
None found
Nga ana tjetër, qytetarët nga Kosova, me leje qëndrimi në Shqipëri, arritën në 1,703 duke shënuar një rritje me 20 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.
Edhe pse kosovarët shënuan normën më të lartë të rritjes në pajisje me leje qëndrimi, në shifra absolute ata renditen pas italianëve dhe turqve.
Në vitin 2019, të huajt rezidentë në Shqipëri me origjinë nga Italia ishin 2,753 dhe nga Turqia 1,730. Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit ndaj të huajve janë akorduar për arsye punësimi. Arsyeja e dytë është bashkimi familjar.
Rreth 45 për qind e lejeve të qëndrimit në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës, ndryshe nga shtetësitë e tjera, dominohen nga bashkimi familjar./euronews/
Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…
Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…
Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…
Bayern Munich ka qenë i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, Rio Ngumoha, por klubi…
Drejtorit Ekzekutiv të Bugatti-t, Mate Rimac, sapo i është vjedhur makina.Dhe nuk bëhet fjalë për një makinë të zakonshme të…