Categories: Uncategorized

Arrestohet ish-ministri shqiptar, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual.Numan-Baliq-600×360

Kësaj radhe, nderkohe qe ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj, raporton Express.

Të lidhura

None found

Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës.

“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.

Konfrimim vjen edhe nga Prokuroria e Pejës.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh.

“SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pushuar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngacmimi seksual.

të fundit

Merdarë, zbulohen të fshehur në një lavatriçe mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë,…

2 minutes ago

Ismet Beqiri për zhvillimet në LDK: Besnikëria kërkon kritikë dhe llogaridhënie

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj…

13 minutes ago

Të rinjtë sulmojnë një shofer në Nju Jork dhe filmojnë ngjarjen; ai kalon mbi motor për t’u larguar

Një skenë dhune është regjistruar në Nju Jork, ku një grup prej rreth 12 të rinjsh me motorë ka rrethuar…

18 minutes ago

Avdimetaj: Rivotimi i ligjit nuk nënkupton lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila zgjati afro 12 orë, përfundoi pa u zhvilluar diskutimet për Ligjin për Dhomat…

24 minutes ago

Spiropali ngre akuza për presion dhe shantazh: Familjarëve u shkojnë te dera kur flasim për “shefen

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke…

29 minutes ago

State Audit Office accepting proposals for 2027 audits until December 1

Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë,…

35 minutes ago