Categories: Uncategorized

Ahmeti i vendosur: Zaevi shkon në opozitë

BDI ka mbajtur tubim në qytetin e Gostivarit. Lideri i partisë, Ali Ahmeti tha se është i bindur se populli shqiptar është falenderues për të gjithë të arriturat, pasi ato kanë ardhur duke i paguar me gjak. Ai tha se asgjë nuk kemi pasur si dhuratë, dhe ka qenë ai vetë që gjithçka ka bartur në supet e tija.

“Duket sikur ua shkëputë zemrën nga gjoksi për çdo avancim e të drejta për shqiptarët si kombëtare, ashtu edhe për investitorët shqiptar për të cilët vazhdimisht kemi kërkuar që ata të favorizohen, të përkrahen. Ne nuk kërkojmë më shumë, nuk kërkojmë as t’ua lëmojmë zemrat e as t’ua shkatërrojmë zemrat”, deklaroi Ahmeti nga Gostivari.

Të lidhura

None found

“Këto do të mbeten në ndëgjengjen dhe përgjegjësinë time a do i shkruaj ndonjë herë apo nuk do i shkruaj për këta 20 vite me rradhë. Por, e teproi Zoran Zaevi me deklarata, me punë jo të ndershme që i bën. Nuk është ai që e çon BDI-në në opozitë. BDI-në ka vetëm një forcë që mund ta çojë në opozitë, ato janë votuesit e BDI-së, janë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, është elektorati, por jo Zoran Zaevi.

Kjo i ngjanë sikur unë të tregojë këtu para jush përralla se BDI do të vazhdojë të jetë në qeveri, por Zoran Zaevi nuk do të jetë kryeministër. U bën mirë për shëndetin e tyre të mos ngucen e të krijojnë sherr me ne pasi nuk mund t’ia dalin, pasi mund t’iu ndodh si 20 vite më parë kur jemi ulur dhe kemi negociuar për shumë çështje madhore, për ndarje teritorriale dhe e humbën lojën tetë me dy duke menduar se ne vijë nga mali e nuk dimë as politikë e as diplomaci, por puna ju doli dardhë me bisht”, tha më tej lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

të fundit

Çmimet e banesave në Shkup kalojnë 3 mijë euro për m², shitjet bien me 14%

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…

57 seconds ago

California villa where five people were murdered is back on the market for $4.6 million

Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…

5 minutes ago

Britain: Mother of two stabbed in the heart and tried to drive to hospital

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…

5 minutes ago

Government approves bills on energy and cybersecurity, dismisses Deputy Minister Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…

5 minutes ago

Police checks in Vlorë: Rapid Intervention Force and crime units inspect vehicles and people in Çole and other areas

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…

6 minutes ago

Kurti and Berset continue talks on Kosovo’s admission to the Council of Europe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain…

6 minutes ago