Categories: Uncategorized

Ahmeti nga Gostivari: Në gjithë këto vite asgjë nuk kemi dhuratë, të gjitha i kemi arritur me shumë sakrificë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte para qytetarëve të Gostivarit ka shpalosur konceptin e tij për kryeministrin e parë shqiptarë duke thënë se tashmë në parti ka energji dhe kuadro të reja të cilat do të cojnë proceset përpara.

“Kush ka kuadro më të përgaditur mua më vjen keq për oponentët por ama 20 vite investim këtu për kuadrot që ka pregadit sigurisht tash janë situata të rëndësishme që nap resin, energji të reja, pregaditje të forta, ne kemi mbyllur një kapitull por hapet i ri me energji dhe kapacitete të reja, ju i shihni vetë listat që janë bërë, dy nga pleqët që kemi mbetur Talati dhe unë, të tjerët janë të ri sepse të përgjegjshëm jemi se mbi shpatullat tona të ngriten gjeneratat e reja sepse për ato kemi bërë investime, po më pyesin se ka deklaruar Zaevi se do duhet të shkojmë në opozitë, tani unë nuk jam njeri që merem dhe bëj përshkrime e memorie për 20 vite me rradhë për kolegë për njerëz e funksionarë me të cilët kam punuar dhe kam përvoja edhe të hidhura edhe të mira, këto do i mbeten në ndërgjegjen e tyre nëse do i shkruaj apo jo, por ama e teproi Zaevi me deklarata dhe punë jo të ndershme që i bën, nuk është ai që na con në opozitë, BDI vetëm një forcë është që mund të cojë në opozitë, ato janë votuesit e BDI janë shqiptarët këtu, elektorati por jo Zaevi dhe kjo i ngjanë tamam sikur të nis tani e bëj përalla këtu me ju e të them se më e besueshme është që BDI do vazhdojë ekzistencën por Zaevi nuk do jetë kryeministër”, ka thënë kështu para të pranishmëve lideri i BDI-së Ahmeti.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që më tej Ahmeti ka thënë se shqiptarët në këtë vend do të jenë shumë mirënjohësh për të gjithë punët që janë bërë në këto vite.

“Edhe në këtë cikël me intensitet të madh kanë vërshuar në katër anët mediumet, pyetjet që më bëhen janë pse duhet të votohet BDI, të nderuar një përgjigje në mendjen time erdhi si meteor duke ju thënë: po cilën duhet votuar nëse jo BDI? Cila është zgjedhja më e mirë, sepse njerëzit kur shkojnë dhe drejtohen tek kutitë sigurisht që ndrojnë mendim derisa e hedhin votën e tyre dhe jam i bindur që shqiptarët në këtë vend janë mirënjohës sepse me mund e sakrificë e me gjak e kemi paguar të gjitha arriturat deri më sot, asgjë nuk kemi dhuratë dhe unë jam ai që kam përballur në shpatulla në 20 vite sepse duket që ju shkul zemrën nga gjoksi kur kam kërkuar të favorizohen shqiptarët si në avancime, ne nuk kërkojmë zemrat tua shkatërojmë sepse kërkojmë tonën dhe ajo është e jona e nuk ka as hajgare dhe kështu e kanë pasur shumë të vështirë”, ka theksuar mes tjerave Ahmeti para qytetarëve të Gostivarit.

të fundit

Armando Sadiku nderohet nga FSHF-ja dhe duartrokitet nga tifozët

Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire…

1 minute ago

Srdanovic refuzon ftesën e Serbisë: Zgjedhja ime ka qenë gjithmonë Zvicra

Mbrojtësi i talentuar Loun Srdanovic ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke refuzuar mundësinë…

2 minutes ago

Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…

8 minutes ago

Britani, nëna e dy fëmijëve u godit me thikë në zemër dhe tentoi të shkonte me makinë në spital

Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…

8 minutes ago

Qeveria miraton projektligje për energjinë dhe sigurinë kibernetike, shkarkon zëvendësministrin Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…

8 minutes ago

Kontrolle policore në Vlorë, FNSH dhe Krimet verifikojnë automjete e persona në Çole dhe zona të tjera

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…

9 minutes ago