Uncategorized

Macron paralajmëron Iranin: Ndaloni ndihmën ushtarake për Moskën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një paralajmërim presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në lidhje me pasojat e furnizimit me dron në Rusi.

Ai gjithashtu i kërkoi Teheranit t’i japë fund ndihmës për Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës.

Të lidhura

None found

Në komunikimin e tij telefonik me presidentin iranian, Emmanuel Macron paralajmëroi për seriozitetin e pasojave, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në atë humanitare, të dërgimit të dronëve në Rusi dhe bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të ndihmës iraniane për luftën e agresionit të Moskës kundër Ukrainës, njoftoi Presidenca franceze.

Presidenti francez shprehu gjithashtu shqetësime për drejtimin e programit bërthamor të Teheranit dhe “kujtoi vullnetin e Francës dhe partnerëve të saj evropianë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për këtë çështje”.

Ai nënvizoi rëndësinë që Teherani të marrë masa konkrete dhe të verifikueshme de-përshkallëzimi dhe të zbatojë, plotësisht dhe pa vonesë, detyrimet e tij ndërkombëtare, si dhe angazhimet që ka bërë ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) më 4 mars.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dje se Rusia po blen materiale nga Irani për të ndërtuar një fabrikë për drone në tokën e saj dhe se objekti ka të ngjarë të jetë funksional në fillim të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara besojnë se deri në maj, Rusia kishte marrë qindra dronë sulmues iranianë dhe akuzon Moskën se i ka përdorur së fundmi për të sulmuar Kievin dhe për të terrorizuar popullsinë ukrainase.

Teherani ka thënë vazhdimisht se akuzat e SHBA për dërgimin e armëve në Rusi “janë të pabaza” dhe se ai nuk është i përfshirë në luftën në Ukrainë.

 

të fundit

Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i…

3 minutes ago

Kjo parti gëlon nga doktorët! Si të lindi ideja të kandidosh përballë Berishës?, Mereme Sela flet për kandidimin dhe njohjen me Berishën

Doktoresha Mereme Sela, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ajo foli për kandidimin e saj për…

30 minutes ago

Berisha: IBAR u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë dhe korrupsionin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se raporti i IBAR u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë…

53 minutes ago

“Thatë se IBAR nuk ka lidhje me Ballukun”, Bardhi në Kuvend: Raporti konfirmoi shqetësimet e opozitës për ish-zv.kryeministren, AKSHI, korrupsionin dhe zgjedhjet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te raporti i…

1 hour ago

Afati i fundit është 15 Korriku, Kosova rrezikon të humbë edhe mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit…

2 hours ago

Melinda Ademi me projekt internacional, sjell së shpejti bashkëpunimin me reperin algjerian Didine Canon 16

Reperja e njohur shqiptare Melinda Ademi duket se po përgatit një tjetër projekt të rëndësishëm muzikor, kësaj radhe me një…

2 hours ago