Edhe pas një nate me gjumë të mirë sërish sytë tuaj ndjehen të lodhur dhe të ënjtur.
Shpesh herë fajtor për këtë mund të jetë ushqimi që keni konsumuar. Ja disa ushime që ndikojnë negtivisht në shëndein e syve tuaj.
None found
-Ushqimi i konservuar si pula dhe fasulet e zeza kanë shumë natrium në to i cili përdoret për procesin e konservimit. Kjo ndikon në disa çështje shëndetësore, mes tyre dhe entja e syve. Prandaj, para se të hani ose gatuani ato, shpëlajini tërësisht për të hequr natriumin e tepërt.
-Domatet i përkasin grupit të bimëve që përmbajnë solaninë. Solanina dihet se shkakton inflamacion dhe enjtje. Kështu që nëse rregullisht keni sy të fryrë, provoni të hiqni domatet nga menyja juaj. Nëse enjta zbehet, ju keni identifikuar fajtorin.
-Nëse jeni alergjik ndaj grurit, elbit ose thekrës, ose jeni intolerant ndaj glutenit, ngrënia e ndonjë gjëje të bërë nga këto gjëra mund të shkaktojë fryrje. Në këto raste do të duhet t’i thoni lamtumirë produkteve me bazë gruri dhe të gjeni alternativa të tjera.
-Intoleranca e laktozës është më e zakonshme nga sa mund ta imagjinoni. Nëse jeni lergjikë ndaj qumshtit, hiqni dorë prej tij
-Sheqeri është një nga ushqimet më inflamatore të imagjinueshme. Shkakton inflamacion në të gjithë trupin, por rreth syve është më e dukshme sepse lëkura atje është e hollë dhe e prirur për t’u ënjtur. Gjithashtu, kufizimi i sheqerit ose shmangia plotësisht e tij ka shumë përfitime të tjera shëndetësore. Sheqeri artificial ose ëmbëlsuesit janë gjithashtu po aq të rrezikshëm kur bëhet fjalë për shkaktimin e fryrjes.
-Ashtu si domatet, specat djegës kanë solaninë, ato përmbajnë gjithashtu një përbërës të quajtur capsaicin i cili mund të bëjë që indet të digjen dhe të inflamohen. Dhe ky inflamacion i lehtë mund të ndodhë rreth syve tuaj.
Ushqime që parandalojnë sytë e fryrë
Majdanozi ndihmon veshkat në shpëlarjen e lëngjeve të tepërta nga trupi. Prandaj, nëse rregullisht keni sytë e fryrë në mëngjes, përpiquni ta përfshini këtë në vaktin tuaj.
Nëse qeset e syrit janë një problem i rregullt për ju, filloni të hani bollgur për mëngjes.
Vezët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjeve të zorrëve, duke zvogëluar enjtjen.
Avokadot mund të ndihmojnë në heqjen e enjtjes të syrit duke i aplikuar ato nga jashtë. Pritini feta të saj dhe vendosini mbi sytë tuaj për rreth 10 minuta.
Vendosja e feta të ftohtë të kastravecit mbi sytë tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të freskuar sytë e lodhur dhe për të hequr qeset e syve gjithashtu.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…