Shumë prej jush e shohin verën si dëshirë për t’u zhdukur në det e pishina, për të shijuar një cocktail mbrëmjeve të zhurmshme, por mbi të gjitha për të shijuar derin e diellin dhe për të patur ngjyrën çokollatë që e duam aq shumë.
Nëse sapo keni nisur pushimet apo prisni t’i nisni së shpejti, lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje perfekete:
None found
1.Bëni scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, lani trupin dhe masazhojeni me scrubin e mësipërm.
2.Mos u depiloni para ekspozimit në diell: Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës, kruajtje dhe irritim të saj. Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli.
3. Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës: ‘’Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxhihem’’. Kjo s’është aspak e vërtetë pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.
4.Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm: Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtjshme. Për të patur një nxirje perfekte duhet që të shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.
5.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni.
Dhe këshilla më e rëndësishme, mos harroni kremin e diellit.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…