Categories: Uncategorized

Një agjent i FBI tregon 3 mënyra, për të krijuar një lidhje me këdo

Robin Dreeke, diplomat në akademinë e marinës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish oficer i kësaj marine, është njëkohësisht agjent i FBI dhe ish drejtues i një programi mbi analizën e sjelljes së njerëzve për qeverinë federale të SHBA.

Sipas tij, ekzistojnë tre mënyra për të krijuar të ashtuquajturën feeling (lidhje përmes ndjenjave) me njerëzit: të bësh pyetje, të dëgjosh në mënyrë aktive dhe të jesh në gjendje të zbërthesh dhe kuptosh gjuhën joverbale.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo është e thjeshtë, sepse kur bën pyetje, truri i personit tjetër përfshihet në një mënyrë automatike. Eshtë gjëja më e mirë që mund të bësh. Për më tepër, kur je duke bërë pyetje, në mënyrë jokritike apo në mënyrë stimuluese, por gjithmonë në një përpjekje për të kuptuar praktikisht je duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre dhe je duke shfaqur interes. Dhe kështu, truri i tyre do të jetë vërtetë i kënaqur për këtë gjë, në mënyrë pothuaj të pavetëdijshme.

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Ej, a do të ndihmosh dikë të mendojë me mendjen e vet?” Këtë nuk e bën duke i thënë se çfarë të bëjë, apo duke i shpjeguar mendimet dhe opinionet e tua. E bën duke i drejtuar pyetje, sepse në këtë mënyrë do të rrokësh interesin e tyre dhe ata do të ndjehen të përfshirë. Kjo është e para.

E dyta, dëgjimi në mënyrë aktive. Për mua, thotë eksperti, është vërtet e kollajtë sepse është e mjaftueshme të tregosh se je duke dëgjuar dhe thelluar, pohimet dhe konfirmimet që janë duke të dhënë gjatë një takimi. Duhet të eleminoni shprehjet rrethanore, ndiq me kujdes atë që janë duke të thënë, dhe thelloje bisedën me pyetje më të thella, për të kuptuar se cilët janë dhe çfarë mendojnë.

Dhe e fundit, komunikimi joverbal. Gjuha e trupit, që përdorim për të shfaqur interes dhe afërsi idesh është buzëqeshja, prirja e trupit, me arterien karotide të dukshme qartë. Pëllëmbët e duarve të hapura, supet e ngritura, të gjitha këto gjëra tregojnë dhe demonstrojnë se ka interes, se ka feeling. Ndryshe nga supet që ulen, buzët që mbyllen, kjo tregon se diçka je duke gabuar dhe se ke nevojë që të korrigjosh për të krijuar ndjenjën e duhur.

/bota.al/

të fundit

Tërmeti me magnitudë 7.7 trondit Panamanë dhe shkakton dëme të mëdha

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa…

6 minutes ago

Këmbimi valutor 10 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…

13 minutes ago

Reformat e vonuara nga kriza politike i rrezikojnë Kosovës mbi 100 milionë euro

Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani…

20 minutes ago

Ndryshimet në Ligjin për Specialen, eksperti austriak paralajmëron BE-në për të ardhmen evropiane të Kosovës

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara,…

21 minutes ago

Si u përdor inteligjenca artificiale nga operativët iranianë për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat amerikane?

Ervin B. Hoskins, një gazetar i pavarur amerikan, ka shkruar dhjetëra tekste kritikë ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara kundër…

21 minutes ago

He killed his wife and her brother, wounded their cousin and turned himself in! What is known about the serious incident in Kosovo

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, më 9 tetor. Dy persona, një grua 27-vjeçare…

24 minutes ago