Categories: Uncategorized

Më e ëmba dhe më e dashura e zodiakut, pse një shoqe Peshore është për gjithë jetën?

Nuk ekziston një datë apo ditë e caktuar për të krijuar miqësi të reja. Ato mund të lindin në çdo kohë dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo përpara se të merrni këtë hap do të ishte e udhës të dinit disa gjëra për personin që keni përballë. Sot Living do t’ju tregojë se ç’duhet të dini para se të bëheni shoqe me Peshoren.

1.Mos e pyet kurrë ku do të takoheni, ajo nuk vendos kurrë: Në qoftë se keni një shoqe Peshore, me siguri ju ka ndodhur me qindra herë të përballeni me fjalinë e saj të preferuar ‘’Nuk e di, zgjidh ti’’. Takimet me të janë një ndër gjërat më të bukura që mund t’ju ndodhin, por nuk bien kurrë dakord me vendin. Në ndryshim nga Binjakët që janë gjatë gjithë kohës të dyjëzuar, Peshoret janë të pavendosura vetëm kur bëhet fjalë për çështje adresash. Kështu që merreni vetë përsipër këtë gjë, në të kundërt do t’ju duhet të prisni ditë të tëra derisa të marrin ndonjë vendim.

Të lidhura

None found

2.Di të gjejë ekuilibrin në çdo gjë dhe me çdokënd: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vetë emri i Peshores i thotë të gjitha. Jo gjithmonë gjërat mes shoqesh shkojnë ashtu si do të donim, mirëpo Peshoret kanë çelësin që hap çdo zemër. Nuk e sheh si përulje të kërkojë falje, edhe kur nuk është faji i saj, dhe përpiqet të vendosë ekuilibrin mes palëve të treta e katërta, në rast se nuk është vetë e përfshirë. Në shoqëri njihet si zëri i arsyes dhe nuk është aspak habi që ta marrësh edhe në orën 12 të darkës, për t’i kërkuar këshilla.

3.Është shoqja e kujdesshme që nuk harron kurrë asgjë: Peshorja është shenja më altruiste e gjithë zodiakut, por edhe më detajistja, sidomos kur bëhet fjalë për dhurata, përvjetorë apo emrat e ish-ave. Kujtesa e saj i ngjan një fjalori enciklopedik, çdo datë përkon me një ngjarje të caktuar. Por përtej kësaj, Peshorja është gjithashtu një shoqe e dashur, e dhembshur, shumë e hapur dhe kurrë paragjykuese./living

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago