Doktori gjerman Maren Franz ka kryer një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i ka përmbledhur në librin me titull “Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë” duke numëruar kështu edhe dobitë që vijnë nga ajo.
Fillimisht, fara e zezë si ilaç shërimi është përmendur nga profeti Muhamed (a.s), dhe ky fakt ka mahnitur të gjithë shkencëtarët, prandaj kanë rrjedhur hulumtime të shumta për të.
Të lidhura
None found
Fara e zezë përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme.
Për t’u përmendur janë: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter, vitaminat, mineralet dhe amino acidet.
Vaji i kokrrës së zezë përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid, acid ky i cili ndihmon si më poshtë:
Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve.
Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet.
Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore.
