Categories: Uncategorized

Keni vendosur të lini duhanin? Katër mënyra si t’i rezistoni dëshirës për ta pirë

Për shumicën e duhanpirësve, dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet të keni parasysh, kur ju vjen një dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kalojë për 5-10 minuta, edhe nëse nuk ndizni asnjë cigare. 4 mënyra që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë janë:

Përtypni diçka

Të lidhura

None found

Jepini gojës diçka për të bërë në mënyrë që të luftoni dëshirën për të pirë duhan. Përtypni çamçakëz apo karamele të forta, ose hani karrota, arra apo fara luledielli, diçka të vogël dhe të kënaqshme.

Mos mendoni “do të ndez vetëm një”

Mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën për të pirë duhan. Por mos e gënjeni veten se mund të ndaloni aty. Shpesh, një cigare çon në një tjetër, dhe ju mund të përfundoni duke e nisur përsëri duhanpirjen.

Praktikoni teknika relaksimi

Duhanpirja mund të jetë mënyra juaj për të përballuar stresin. Rezistenca ndaj dëshirës për të pirë duhan mund të jetë stresuese në vetvete. Uleni stresin duke praktikuar teknika relaksimi, si ushtrime të frymëmarrjes, relaksim të muskujve, joga, masazh apo duke dëgjuar muzikë qetësuese.

Bëni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë për t’jua larguar mendjen nga dëshira për të pirë duhan dhe të ulë intensitetin e saj. Edhe ushtrime të shkurtra e të lehta si vrapi lart e poshtë shkallëve apo një ecje mund të ndihmojë për këtë.

Këshillë: Mos harroni, çdo herë që i rezistoni dëshirës për të pirë duhan, jeni një hap më afër lënies së duhanit një herë e mirë.

të fundit

Gjorgjievski: Investments in transport, the environment and public spaces are giving Skopje a new look

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, sot në një konferencë për shtyp dha raport mbi punën e bërë gjatë…

1 minute ago

Top Albania Radio rikthen programacionin e plotë pas disa ditësh ndërprerjeje

Programacioni në Top Albania Radio është rikthyer normalisht pas disa ditësh shkëputje. [...]Read More...

1 minute ago

Gashi welcomes Haxhiu at meeting: North Macedonia and Kosovo share a common vision for the region

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës…

2 minutes ago

Albchrome scandal/ NEA report: Environmental catastrophe as metallurgical operator illegally deposits hundreds of tons of toxic poisonous waste in the open

Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë “Albchrome sh.p.k.”, është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik…

2 minutes ago

Fatal accident in Berat / 63-year-old dies after being hit by a car while riding a bicycle

Një 63-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Aksidenti ndodhi…

3 minutes ago

Lawyers’ boycott delays hearing against Erion Veliaj again! Tirana mayor’s request: I want to be defended only by Plarent Ndreca

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së…

3 minutes ago