Categories: Uncategorized

Disa mënyra që nuk i keni ditur si ta lini duhanin

Kur jeni gati për të lënë duhanin, është shumë e rëndësishme të kuptoni që kjo gjë ka ndikimin e vet fizik dhe psikologjik, por edhe ju vetë keni diçka në dorë për të qenë gati. Ju duhet t’i jepni vetes një mundësi suksesi dhe të jeni realisht në gjendje të vetëquheni, pse jo, një ish-duhanpirës.

Vendosni datën e lënies së duhanit

Të lidhura

None found

Duke vendosur një datë, ju do të keni mundësinë që të përgatiteni psikologjikisht dhe fizikisht për të lënë duhanin. Vendosni një datë që nuk është nesër, por një muaj ose disa muaj larg. Kjo ju jep mjaftueshëm kohë për ta lënë, por edhe për të mos humbur guximin e ndryshuar mendje. Zgjidhni një ditë të zakonshme. Jepini vetes kohën e mjaftueshëm për t’u përgatitur, por mos prisni shumë gjatë, sepse mund të humbisni motivimin.

Identifikoni shkaqet e duhanpirjes

Identifikoni shkaqet në mënyrë që të dini kush janë “kùrthet” dhe të jeni gati për to. Mbani shënim kur dhe ku jeni, kur pini cigare. Me kë jeni? Çfarë jeni duke bërë? Si ndiheni? Hiqni paketat e duhanit dhe produktet e tjera të duhanit nga shtëpia.

Bëni një listë të arsyeve se përse ju dëshironi të lini cigaren

Shkruani të gjitha arsyet se përse ju tashmë nuk doni të jeni një duhanpirës.

Pastroni objektet

Pastroni rrobat, perdet, makinën, mobiliet. Ju ndoshta nuk e vini re por të gjitha këto mbajnë erë tym duhani.

Planifikoni të shpërbleni veten.

Zgjidhni një lsitë me shpërblime për ditën tuaj të parë, javën, muajin dhe vitin pa duhan, për të qëndruar i motivuar.

Vendosni objektiv

Mbani shënim se si e shihni progresin tuaj në javën, muajin, vitin pa konsumuar duhan dhe bëni një bilanc me veten tuaj.

Flisni me personat e afërm

Flisni me familjarët miqtë, nëse ndiheni komod mund ta diksutoni me ta vendimin për të lënë duhanin. Ato mund t’ju ndihmojnë.

Pastërtia e dhëmbëve

Mbajini dhëmbët pastër. Një buzëqeshje e “bardhë” është një arsye e mirë për të lënë duhain.

Qëndroni larg tundimit

Qëndroni larg nga gjërat që ju lidhin me pirjen e duhanit. Shkoni në vende ku pirja e duhanit nuk është e lejuar, derisa të siguroheni se ju mund të qëndroni pa pirë duhan. Mos u takoni me miq të cilët janë duhanpirës, por edhe nëse i takoni, kërkojini të mos pinë duhan në praninë tuaj.

Jini aktivë

Këshillohet që të bëni shëtitje në natyrë, ecje me biçikletë, not apo aktivitete të tjera të cilat ju bën të humbisni energji.

të fundit

Rrustemi: VV-ja do të ftojë partitë në takime për një president konsensual

VV paralajmëron ftesa për takime të reja, Rrustemi: Do të kemi qasjen e njëjtë për President konsensual Me afatin që…

24 seconds ago

Shqipëria përballet sonte me Bjellorusinë në startin e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë nis sonte (e shtunë) aventurën e re në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Air Albania” pret…

30 seconds ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.2 lekë dhe do shitet me…

5 minutes ago

Mehmeti kundër Vuçiqit: Mohimi i katastrofës humanitare në Kosovë sfidon dëshmitë e luftës

Opinionisti Gani Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se në Kosovë nuk kishte ndodhur katastrofë humanitare,…

11 minutes ago

Today marks the 119th day of protests as citizens return to the square: Rama resign!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare. Protesta e…

13 minutes ago

Irani propozon armëpushim 7-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Vendimi tani është në duart e SHBA-së

Irani u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një plan [...]Read More...

13 minutes ago