Fisnik Asllani tha në konferencën për media para përballjes me Irlandën se Kosova kërkon fitoren, edhe pse një barazim do t’i siguronte vendin e dytë në grup.
Takimi do të zhvillohet të martën, në orën 20:45, në stadiumin “Aviva” të Dublinit. Të dyja skuadrat do të kenë mungesa.
None found
Sulmuesi i Kosovës u shpreh se pret mbështetjen e tifozëve dhe theksoi se ekipi paraqitet mirë edhe kur luan si mysafir. Sipas tij, përkrahja e tifozëve nuk ka munguar as në ndeshjet ndaj Sllovenisë, Sllovakisë, Suedisë dhe Zvicrës. Asllani pranoi se rezultatet e fundit mund ta kenë ndryshuar situatën, por tha se skuadra do të japë 100 për qind për të fituar.
Ai e cilësoi Irlandën kundërshtar të fortë dhe kujtoi se Kosova e kishte mposhtur në Prishtinë. Asllani vuri në dukje se Irlanda ka nevojë për fitore, ndërsa Kosovës i mjafton edhe barazimi për vendin e dytë. Megjithatë, duke iu referuar edhe fjalëve të trajnerit, ai tha se në futboll nuk mund të luhet për barazim.
Asllani përfundoi duke thënë se Kosova dëshiron ta fitojë ndeshjen dhe ta sigurojë vendin e dytë. Ai pret një përballje të fortë mes dy skuadrave të forta, pas së cilës do të shihet se cila ka qenë më e fortë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…
Kosova U-21 të hënën është mposhtur nga Luksemburgu U21 me rezultatin 2:0. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në…
Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të bujshme pas humbjes së Portugalisë ndaj Danimarkës në Braga,…
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë…
NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës…