Categories: Uncategorized

Është viti i miut: Horoskopi kinez ka lajme të mira për 2020

Të gjithë kemi dijeni se ekziston edhe horoskopi kinez dhe duket se ky vit i takon shenjës së ‘Miut metalik’.

Shumë mundësi për para, fat dhe dashuri, sipas horoskopit kinez do kemi shumë sukses për këtë vit.

Të lidhura

None found

Viti i Miut vjen menjëherë pas Vitit të derrit (2019) dhe para Vitit të demit(2021).

Vitet e Miut janë: 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020 dhe 2032.

Horoskopi kinez 2020 për 12 shenjat fillon me Vitin e Ri Hënor të shtunën, me datë 25 Janar dhe përfundon në 11 Shkurt të vitit 2021.

Miu është shenja e parë nga cikli prej 12 me kafshë në Astrologjisë Kineze, dhe për këtë arsye, viti 2020 konsiderohet një vit i përtëritjeve dhe fillimeve të reja.

Viti i Miut do të jetë një vit i fortë, me prosperitet dhe fat për pothuajse të gjitha shenjat e zodiakut kinez. Të gjithë do të tregojnë vendosmëri në lidhje me qëllimet e tyre, aspiratat, madje edhe hobet e tyre.

Ky është një vit i shkëlqyeshëm për iniciativa të reja dhe për zhvillim.

Ata që planifikojnë të blejnë pasuri të paluajtshme, të fillojnë një biznes ose të investojnë para në një projekt afatgjata, kanë shanse të mëdha për t’u kënaqur në të ardhmen.

Por, kini kujdes! Këto lloj iniciativash do të jenë të suksesshme vetëm nëse planifikohen me kujdes. Viti i Ri Kinez festohet çdo vit përmes festave të përsosura dhe plot ngjyra.

Fillimi i vitit, me ditët e para të shkurtit janë jashtëzakonisht të ndritshme dhe plot motivim. Kemi marrë si dhuratë një vit të ri, të pastër, të freskët, pa gabime dhe pa keqardhje.

Viti i Miut do të sjellë energji krijuese, një energji që mund të manifestohet duke përmbushur shumë gjëra që dëshironi në jetën tuaj.

Do të keni sigurinë se gjithçka është e mundur, që jeni ju krijuesi i jetës suaj dhe që po, ju keni fuqinë të jeni ai që doni të jeni.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

43 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago