Categories: Uncategorized

Pse 2020-a është Viti i Miut? Zodiaku kinez

2020-a është Viti i Miut sipas kalendarit hënor kinez. Ndër 12 shenjat e zodiakut kinez, miu zë vendin e parë. Përse? Lidhur me këtë ka një legjendë.

Perandori i Nefritit në qiell vendosi të zgjedhë 12 kafshë si 12 shenja të zodiakut, duke i bërë gjithashtu perëndi. Ai dha urdhër që një datë të caktuar, të gjitha kafshët duhej të shkonin në Pallatin Qiellor për të marrë pjesë në përzgjedhjen e 12 shenjave të zodiakut. Perandori i Nefritit vendosi që për këtë qëllim të organizonte një garë vrapimi. Pikërisht 12 kafshët që do të arrinin të parat do të bëheshin shenjat e zodiakut, njofton CRI.

Të lidhura

None found

Në atë kohë, miu dhe macja ishin shokë të ngushtë dhe vendosën të shkojnë së bashku në Pallatin Qiellor për të marrë pjesë në garën për t’u bërë kafshët e zodiakut, duke lënë së bashku orën e nisjes. Por miu i zgjuar mendonte se shumë kafshë janë më të bukura se ai dhe pëlqehen më shumë nga njerëzit, prandaj ai duhej të gjente një mënyrë për ta fituar garën.

Kur erdhi dita e nisjes për në Pallatin Qiellor, miu u ngrit fshehurazi herët në mëngjes dhe nuk e zgjoi macen. Ai u fsheh në brirët e kaut dhe u nis për në Pallatin Qiellor i strukur në kokën e kaut. Kau ishte i pari që arriti pranë Pallatit Qiellor, por para portës, miu u hodh nga brirët e kaut dhe u vërsul për në pallat, duke arritur kështu i pari. Megjithëse Perandorit të Nefritit nuk i pëlqente miu, ai nuk mund të ndryshonte rregullin që e kishte vendosur vetë dhe e vuri miun shenjën e parë të zodiakut.

Mace priti për shumë kohë në shtëpi dhe, kur nuk e pa miun askund, u detyrua të nisej vetë për në Pallatin Qiellor. Për shkak se humbi kohë, kur macja arriti në Pallatin Qiellor, të 12 shenjat e zodiakut ishin plotësuar tashmë. Që nga ajo kohë, macja e urren shumë miun e, sa herë që e sheh, hidhet për ta kafshuar. Edhe miut i vjen keq për macen dhe vrapon kur e sheh.

Për shkak të aftësisë së madhe të shumimit, për popullin kinez miu simbolizon lulëzimin e familjes, prandaj është edhe zakoni i adhurimit të Perëndisë së Miut.

të fundit

Agron Bajrami’s reappointment and expectations for the Kosovo–Serbia dialogue

Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë…

2 minutes ago

European Union opposes changes to the Law on Specialist Chambers, Tahiraj and Makolli raise concerns about consequences for Kosovo

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor,…

2 minutes ago

Avni Islami raises the alarm: From Banjska to the “Serbian World,” Belgrade is threatening the security of the Balkans

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e…

3 minutes ago

Riemërimi i Agron Bajramit dhe pritshmëritë për dialogun Kosovë–Serbi

Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë…

7 minutes ago

Bashkimi Evropian kundërshton ndryshimet në ligjin e Dhomave të Specializuara, Tahiraj dhe Makolli ngrenë shqetësime për pasojat në Kosovë

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor,…

9 minutes ago

Raporti i gjyqtarit për Vinicius Junior: protesta me të bërtitura dhe qëndrim agresiv

Vinicius Junior është në rrezik të mungojë në El Clasico, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e…

9 minutes ago