Të gjithëve na nodh që të konsumojmë alkool dhe shpesh herë mund ta teprojmë në ndonjë festë apo party.
Tashmë është e mundur që në këtë pikë të na ndihmojë smartphone jonë duke matur dhe vlerësuar ndryshimet në mënyrën se si ecën.
None found
Pasja akses në të dhëna në kohë reale për nivelin e alkoolit në gjak mund të na ndihmojë të reduktojmë sasinë që konsumojnë dhe të parandalojmë ngarjen e makinës nën efektet e alkoolit, thonë kërkuesit e universitetit të Pitsburgut.
Ata kanë studiuar 22 të rritur mes moshës 21 dhe 43 vjeç dhe u dhanë vullnetarëve një gotë vodka me sasi të mjaftueshme alkooli për të prodhuar një përqendrim në frymë prej 0.2 për qindësh. Në SHBA, limiti për tolerimin e alkoolit është 0.08 për qind.
Pjesmarrësit kishin një orë kohë për të përfunduar gotën dhe më pas analizohej përqendrimi i alkoolit në frymë çdo orë, për shtatë orë radhazi ndërsa atyre u kërkohej të bënin 10 hapa në vijë të drejtë.
Kërkuesit u vendosën pjesmarrësve nga një smartfon dhe duke përdorur një aplikacion për regjistrimin e të dhënave, telefonët matën shpejtësinë dhe lëkundjet anash, para prapa, poshtë e lart.
Në 90 për qind të kohës, kërkuesit mundën të saktësonin, nisur nga këto të dhëna, se kur limiti i alkoolit tek një person ishte kapërcyer. Tani kërkuesit thonë se kanë hedhur themelet edhe për një kërkim të ri në të ardhmen, atë të përdorimit të smartfonëve për të dalluar në distancë teprimin me alkoolin.
Pavarësisht se konsiderohet një nga portierët më të mirë në botë pas sezonit të shkëlqyer me Arsenalin, David Raya vazhdon…
Gjermani-Bregu i FildishtëNdeshja e dytë e Grupit E midis Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë u mbyll me fitoren e “pancerave”…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen…
Didier Deschamps raportohet se është gati të bëjë tri ndryshime në formacionin titullar të Francës për ndeshjen e ardhshme të…
Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të fuqishme të Virgil van Dijk pasi kapiteni i Holandës u kritikua ashpër nga…
Bregu i Fildishtë ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e…