Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka komentuar takimin e përfaqësuesve të Listës Studentore në Serbi, Dejan Shoshkiq dhe Miodrag Kërmar, me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko.
Sipas Islamit, takimi tregon se lista mbetet e orientuar drejt Rusisë dhe mbështet politikën e Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.
None found
Ai thotë se mbështetja ruse për Serbinë në çështjen e Kosovës, së bashku me zotimin e përfaqësuesve të listës për të mos iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës, dëshmon vazhdimësinë e aleancës ruso-serbe. Islami e konsideron këtë bashkëpunim të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë:
Takimi i Dejan Shoshkiqit dhe Miodrag Kërmarit, përfaqësues të Listës Studentore, me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, tregon se kjo listë synon ta vijojë bashkëpunimin e ngushtë me Federatën Ruse, sidomos për çështjen e Kosovës. Në takim u rikonfirmua përkrahja e Rusisë për politikën serbe ndaj Kosovës. Përfaqësuesit e listës u zotuan gjithashtu se Serbia nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë, edhe nëse ata marrin drejtimin e qeverisë.
Për sigurinë e Kosovës, shqetësim përbën konfirmimi nga Lista Studentore i vazhdimit të politikës së Beogradit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, me mbështetjen diplomatike të Moskës.
Kjo lidhje u jep Rusisë dhe Serbisë mundësi të koordinohen më tej në platformat ndërkombëtare për të kundërshtuar subjektivitetin shtetëror të Kosovës dhe për të penguar forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.
Takimi tregon se Lista Studentore nuk sjell ndryshim në orientimin e deritanishëm të Serbisë për Kosovën. Ajo vijon qëndrimet kundër shtetësisë së Kosovës dhe mbështetet te aleanca me Rusinë.
Prandaj, ky orientim mbetet i rëndësishëm në vlerësimin e mjedisit të sigurisë në Kosovë dhe të zhvillimeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Nëse Kosova arrin ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, atëherë në mars të vitit…
Shkrimtari dhe përkthyesi i mirënjohur Primo Shllaku ka folur për herë të parë për betejën e bashkëshortes së tij të…
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t'i tejkalojë…
Përjashtimet dhe largimet nga Partia Socialiste e kanë shoqëruar historinë e kësaj force politike, duke prekur figura të rëndësishme të…
Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë…