Kujdesi ndaj temperaturave të larta në verë është një këshillë që vlen për të gjithë, por në rastin e diabetikëve kujdesi duhet të jetë i shtuar, sepse në rast të kundërt mund të përballen me disa probleme.
Kujdesi i parë që duhet të tregojnë diabetikët gjatë kësaj stine është të përshtaten me temperaturat e larta, domethënë ta menaxhojnë mirë këtë stinë me të mirat dhe të këqijat e saj.
None found
Ja disa këshilla sesi ta mbajmë diabetin nën kontroll gjatë stinës së verës:
1.Të sëmurët diabetikë nuk duhet të ekspozohen gjatë në diell, kryesisht duhet të mënjanojnë daljen në diell nga ora 10:00 paradite deri në orën 16:00 pasdite.
2. Në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të darkës, u sugjerohet të bëjnë lëvizje në natyrë, duhet të jenë të veshur hollë, kryesisht veshje të pambukta që të thithin djersën dhe të sigurojnë ajrosje të mirë të lëkurës.
3. Të sëmurët gjatë kësaj periudhe duhet të veshin këpucë apo sandale të hapura, me gome jo të forta, mundësisht pa çorape në mënyrë që të kenë një ajrosje të mirë të këmbëve dhe të mbrohen nga dëmtimet e jashtme si plagë, kallo etj.
4. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë kur ecin mbi rërën e detit sidomos gjatë pikut të nxehtësisë sepse mund të digjen pa e kuptuar, për shkak të dëmtimeve të nervave që shpesh diabetikët manifestojnë dëmtime të ndjeshmërisë.
5. Për t’u përshtatur me temperaturat e larta, diabetikët duhet të qëndrojnë në ambiente të ajrosura mirë, të freskëta dhe duhet të kryejnë një aktivitet fizik relativisht të moderuar që nënkupton një ulje të intensitetit të ushtrimeve fizike dhe programimin e këtij aktiviteti fizik në orare të përshtatshme kryesisht jo gjatë mesditës.
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…
Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46%…
Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka kërkuar më shumë durim për procesin e rindërtimit të Kombëtares, duke hedhur poshtë pretendimet…