lifestyle

Po ju shtohen edhe juve nishanet? Mësoni çfarë po ndikon më shumë gjatë stinës së verës

Nëse dielli është një ndër arsyet kryesore që na kthen humorin në stinën e verës, gjatë sezonit të plazhit ne nuk mund të mendojmë vetëm si të nxihemi sa më shumë prej tij, por njëkohësisht duhet edhe të kujdesemi sesi të mbrohemi. Mik dhe armik, dielli në vetvete nga mënyra se si ne ekspozohemi para tij, në këtë periudhë mund të jetë të dyja. Rrezet UVA dhe UVB mund të dëmtojnë deri dhe ADN tonë, të cilat jo vetëm çojnë në djegie dhe dëmtim të lëkurës, por akoma më keq edhe në tumor.

Një ndër problemet më frekuente sa i përket kësaj stine është edhe kujdesi ynë për lëkurën në përgjithësi dhe për nishanet në veçanti.

Të lidhura

None found

Nishanet janë disa shenja në lëkurë osë të dala mbi lëkurë, që shpesh rrezikojnë të kthehen në sëmundje kancerogjene të rrezikshme.

Dermatologët këshillojnë, se nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut për një konsultë të specializuar.

Nishanet mund të bëhen të rrezikshëm për shëndetin atherë kur afër tij zhvillohet melanoma, kanceri i lëkurës. Ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së melanomës është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit.

Prandaj gjatë ditëve me diell dhe temperatura të larta, duhet treguar kujdes i madh për mbrojtjen e lëkurës në mënyrë që ajo të mbetet e shëndetshme.

Këshillla nga dermatologët

Përdorni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh, pas notit dhe nëse djersiteni shumë. Vishni veshje mbrojtëse, mbani size me xhama të errët dhe kapele me strehë të madhe. Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës. Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës. Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që trupin juaj të plotësojë nevojat për Vitaminën D. Shmangni sa më shumë solarin artificial, pasi është tepër i dëmshëm për shkak të rrezeve që përdor.

të fundit

AUDIO/ Salianji publishes recording and accuses Albert Nushi of manipulating protesters

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

6 hours ago

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

7 hours ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

7 hours ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

7 hours ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

7 hours ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

7 hours ago