Categories: Uncategorized

Çfarë që po përpiqet t’ju tregojë dhimbja e kokës në mëngjes

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.

Të lidhura

None found

Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Në këtë artikull do të mësoni për shkaktarët më befasues të dhimbjes së kokës që shpërthen në mëngjes.

Gjumë i pamjaftueshëm

Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet.

Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku.

Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës,tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike.

Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë.

Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri.

Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.

Sipas të dhënave mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb.

Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e alkoolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes.

Pirja e alkoolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru.

Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite.

Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërhitja

Gërhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit.

Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru.

Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.

Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës.

Sipas të dhënave heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit.

Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës.

Studimet tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse.

të fundit

Rama kritikon SPAK-un: Përdorimi i mediave kundër personave nën hetim, një nga veprimet më të këqija

Gjatë paralajmërimit për nisjen e podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për Prokurorinë e Posaçme, duke e akuzuar se…

2 minutes ago

Crisis Management Center reports 30 fires across the country: 6 remain active and 5 under control

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar 30 zjarre në hapësira të…

6 minutes ago

Armend Mehaj wins consultation for president, ahead of Osmani and Konjufca

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dalë i pari në konsultimin qytetar për Presidentin e Republikës së Kosovës, të organizuar…

7 minutes ago

Tragedy on volcanic island/ Bus carrying students plunges into ravine, 22 deaths reported

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën, pasi një autobus që transportonte nxënës shkolle doli nga rruga dhe përfundoi në…

8 minutes ago

Conflict over a romantic relationship, 22-year-old Albanian seriously injures 35-year-old Moroccan

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio…

9 minutes ago

Greece with economic measures package / Pensioners will receive an extra 400 euros every year!

Një paketë e re masash ekonomike pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për pensionistët, punonjësit e sektorit publik dhe privat…

9 minutes ago