Categories: Uncategorized

Armiqt e zemrës, hiqni dorë nga këto ushqime të përditshme

Dëshironi ta mbani zemrën të shëndetshme për shumë vite me rradhë? Siç e dini, rruga drejt zemrës fillon nga stomaku, ndaj duhet të tregoni mjaft kujdes ndaj disa ushqimeve. Bëhet fjalë për ushqime që duhet t’i konsumoni rrallë ose më e mira e të mirave t’i zëvëndësoni me alternativa më të shëndetshme për zemrën.

Mishrat e përpunuar

Të lidhura

None found

Mishrat e përpunuar si sallamrat ose salçicet kanë nivele të larta të yndyrnave të ngopura. Ndonëse mund të gjeni në treg alternativa me më pak yndyrë, ato me siguri janë të mbushura me kripë. Edhe copa më e hollë e një produkti të tillë përmban gjysmën e dozës së rekomanduar të kripës.

Ushqimet e skuqura

Shumë studime kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve të skuqura – siç janë patatet, pula apo çdo ushqim tjetër i shpejtë- rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Metodat konvencionale të skuqjes varen tërësisht në përdorimin e yndyrnave trans që rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Njerëzit duhet të kuptojnë që çdo ushqim tjetër që nuk skuqet në shtëpinë e tyre duhen shmangur tërësisht.

Karamelet

Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studime të kohëve të fundit, treguan se industria e produkteve të ëmbla, kishte iniciuar një pretendim të tillë. Ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës. Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave. Nëse ka një një përbërës që pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.

Pijet me ëmbëlsues shtesë

Shumë konsumatorë e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime por në pije. Studimet më të fundit kanë treguar se më shumë se 60% e fëmijëve, 54% e të rriturve, dhe 45 % e femrave kishin konsumuar të paktën një pije të gazuar ose të ëmbëlsuar në mes vitit 2011 dhe 2014.

Drithërat e ëmbëlsuar

Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer. Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave në mëngjes nxit inflamacionin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak ose e luhat atë duke i çelur rrugën tundimit për sheqer gjatë gjithë ditës. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e frutave, vezës, avokados, ose bukës me drithë të plotë.

Ëmbëlsirat e pjekura

Ëmbëlsirat e pjekura, veçanërisht ato që shiten të paketuara nëpër dyqane janë plot me sheqer dhe me gjasa janë të gatuara me yndyrna të ngopura siç është vaji i palmës ose margarina.

Pica

Shoqata Amerikane e Zemrës e ka renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur. Përmbajtja e kripës dhe yndyrnave të ngopura tek pica, është gjithnjë në rritje me çdo produkt shtesë që shtoni në brumin e picës. Kur hani jashtë, mundohuni të kufizoheni me një deri në dy copa picë, ose zgjidhni picë me perime.

Pijet e gazuara dietike

Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët. Njerëzit mendojnë që pije të tilla janë të shëndetshme, por jo. Studimet shkencore po provojnë dita ditës që pijet e gazuara që janë në treg, kanë lidhje me zhvillimin e obezitetit dhe diabetit që rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

të fundit

Avokati i njohur serb reagon ndaj kalimit “ligjor” të kufirit nga Milan Radoiçiq

Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të deklarohet nëse krimineli Milan Radoiçiq…

3 minutes ago

Laçi pa orientim në Superiore, Osmani: Prodhuam raste, por nuk mjaftuan; ka ende shumë ndeshje përpara

Qatip Osmani Laçi ka humbur drejtimin në kampionat, teksa është mposhtur edhe nga Teuta në Rrogozhinë [...]Read More...

3 minutes ago

Teuta rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh, Tetova: Rëndësi ka rezultati, zgjedhjet u detyruan nga mungesat

Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...

15 minutes ago

Milionat nga futbolli nuk i mjaftojnë, Lamine Yamal nis investimet në pasuri të paluajtshme

Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin…

16 minutes ago

Paloka për përplasjen Rama-Veliaj: Kryeministri i çon njerëzit në burg, kush do veten të bëhet i penduar i drejtësisë; Veliaj di shumë

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

23 minutes ago

Chelsea pëson disfatë të thellë në shtëpi nga Leeds United

Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…

28 minutes ago