Categories: Uncategorized

A e dini se vendosja e lapsit në gojë ju bën të lumtur?

Ne mund të lumturohemi, duke buzëqeshur më shumë, sugjerojnë psikologët. Pavarësisht sesa të stresuar jemi, ne mund ta rregullojmë gjendjen shpirtërore duke përdorur një laps, thonë studiuesit.

Pra, le të jemi krijuesit e lumturisë sonë edhe me disa gjëra të vogla, që në dukje mund të na japin përshypjen se janë të parëndësishme.

Të lidhura

None found

Veprimet dhe sjelljet e thjeshta mund të formojnë emocionet tona

Tema e lumturisë është studiuar për shumë dekada dhe disa studiues dolën me një përfundim interesant. Veprimet e thjeshta të trupit mund të ndikojnë në emocionet tuaja. Si një shembull i shkëlqyeshëm, ka prova që gratë me më pak besim në rolet drejtuese mund të ndihen të fuqizuara kur shohin një fotografi të një gruaje të fuqishme politike përpara tyre.

Disa studentë u pyetën për të vlerësuar sesa qesharake ishte një karikaturë. Dhe u arrit në një përfundim befasues. Ata që mbanin një laps në gojë, për ta karikatura ishte më qesharake.

Pse një laps në gojën tuaj ka një efekt lumturie?

Një përsëritje e studimit me studentë dhe karikatura, ka provuar se teoria është e vërtetë përsëri. Ky veprim i thjeshtë ishte shumë efektiv. Pra, duke vendosur një laps në gojën tuaj në një mënyrë horizontale, buzët krijojnë automatikisht formën e një buzëqeshjeje. Dhe trupi juaj e njeh atë.

Ta themi thjesht, truri monitoron vazhdimisht të gjitha gjërat që ndodhin në trupin tuaj. Pastaj fillon t’i analizojë ato për të gjykuar se si po ndiheni. Pra, në thelb, ju mashtroni trurin me një shprehje të lumtur në fytyrën tuaj.

Efekti mund të zgjasë nga 15 minuta deri në 2 ditë

Në një zbulim më të thellë, u vu re se efekti i një veprimi kaq të thjeshtë mund të zgjaste nga 15 minuta në 20 minuta – deri në 2 ditë, dhe ky ndikim është konstant. Trupi dhe truri janë tepër të ndjeshëm dhe mund të korrigjohen me një stimul të lehtë. Stimuj të tillë mund të jenë tinguj, shije, erë dhe efekte vizuale.

Ju mund të praktikoni çdo emocion duke kontrolluar trupin tuaj

Kur e vendosni veten në një pozitë më të lumtur, disponimi juaj mund të rritet. Por i njëjti efekt mund të ndodhë me veprimet “e palumtura”. Nëse filloni të praktikoni një fytyrë të depresionuar, do të vini re se si gjendja juaj shpirtërore do përkeqësohet. Mund ta provoni edhe pa laps./class

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago