Uncategorized

Kush është Ismail Haniyeh, njeriu që drejton Hamasin nga luksi i Katarit

Menjëherë pasi filloi sulmi brutal i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, filloi të qarkullonte një video e liderit të grupit terrorist, Ismail Haniyeh, në zyrën e tij elegante në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Haniyeh ndjek sulmin e përgjakshëm në Al Jazeera dhe së bashku me zyrtarë të tjerë të Hamasit “përulen në shenjë mirënjohjeje” për vrasjen e mbi 1.400 izraelitëve, duke përfshirë të paktën 1.000 civilë.

Të lidhura

None found

Haniyeh është kritikuar nga shumë palestinezë për vite me radhë për një jetë të rehatshme larg Gazës në monarkinë e Gjirit të pasur me naftë, e cila ofron strehë për udhëheqësit e grupit terrorist dhe një platformë të njohur ndërkombëtarisht për të përhapur propagandën e saj përmes Al Jazeera, raporton The Times of Israel.

Para fitores së Hamasit kundër Fatahut në zgjedhjet palestineze të vitit 2006, ai u emërua kryeministër i Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës dhe pasuria e tij u rrit me shpejtësi falë kontrollit që ai dhe ministrat e tjerë në qeverinë e Hamasit ushtronin mbi ekonominë e Gazës dhe taksave që mblidhnin për mallrat e importuara nga Egjipti, transmeton Index.

Zyrtarët e lartë të Hamasit, vendosën një taksë prej 20 për qind për të gjithë tregtinë që kalonte nëpër tunele, sipas një raporti të vitit 2014 në Inet, një faqe interneti mediatike izraelite.

Një zyrtar i lartë palestinez pretendon se kontrabanda përmes tuneleve ka kthyer 1700 zyrtarë të Hamasit në milionerë, sipas një raporti në të përjavshmen saudite Al-Mayal.

Në vitin 2010, Haniyeh shpenzoi katër milionë dollarë për të blerë një tokë në Rripin e Gazës pranë kampit të refugjatëve Shati, dhe e regjistroi atë në emër të dhëndrit të tij, sipas revistës egjiptiane Rose al-Yusuf. Që atëherë, Haniyeh ka blerë disa apartamente, vila dhe ndërtesa në Gaza, të regjistruara në emrat e 13 fëmijëve të tij.

Pasuria e tij është në kontrast të plotë me varfërinë endemike të Gazës, ku rreth gjysma e popullsisë është e papunë duke e bërë Gazën një nga vendet më të varfra në botë. /GazetaExpress

të fundit

Ngjarjet me armë në Kosovë shtojnë alarmin, ekspertët bëjnë thirrje për masa të menjëhershme ndaj armëve ilegale

Këtë javë, Kosova është përballur me disa ngjarje të rënda, të cilat kanë përfunduar me viktima dhe të plagosur në…

44 seconds ago

Shkëndija zyrtarizon kthimin e Florent Ramadanit në mesfushë

Florent RamadaniKlubi i Shkëndijës sapo ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Florent Ramadanit [...]Read More...

2 minutes ago

Itali, 47-vjeçari në Ivrea tenton t’i vërë zjarrin bashkëjetueses pas debatit, ndalet në çastin e fundit

Një burrë 47 vjeç, me origjinë nga Moldavia, ka përfunduar në pranga në Ivrea të Torinos, Itali, nën dyshimin për…

2 minutes ago

Barcelona rikthen në fokus Rafael Leaon, ndërsa vështirësohet pista për Julian Alvarez

Barcelona po has vështirësi në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez dhe, si pasojë, klubi katalanas ka filluar…

8 minutes ago

Arianit Koci angazhohet për mbrojtjen e Avdi Memçajt, të ndaluar në Serbi

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Avdi Memçaj ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi…

12 minutes ago

LAMM njofton qarkullim normal dhe pa pritje të zgjatura në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…

13 minutes ago