Të gjithë e dimë sa torturues është ndonjëherë orari i punës!
Kemi ndjenja të ndryshme kundrejt kolegëve tanë…Është ai që ka tavolinën e punës ngjitur me tënden, që të acaron nervat, sidomos me temperaturën e kondicionerit, sepse ka gjithmonë ftohtë. Ekziston dhe version i kundërt, ai që ka vapë dhe e do kondicionerin në 17 gradë. Pastaj është ajo tipja që bën për të ngrënë dhe për të pirë për të gjithë, duke u kthyer kështu në personin më të dashur që përmbush nevojat ditore.
None found
Pastaj është ai.. ose ajoo….shh… mbyteni atë ndjenjën e fajit që keni herë pas here ndaj partnerit. Jeni të justifikuar. Të flirtosh me kolegët e zyrës është terapeutike: e thotë shkenca. Pa kaluar limitet, kuptohet. Mos përfitoni nga sharmi juaj prej don Zhuani.
Sipas Telegrafi.com, të gjitha këto i thotë studimi i kryer nga Universiteti Washington, që zbulon që: kujdesje të vogla, shikimet me një koleg, i bëjnë orët e punës shumë më të durueshme. Studimi flet për një flirt të lehtë i cili është i mjaftueshëm për të lehtësuar “dhimbjen e punës”, por benefitet zgjasin dhe kur kthehemi në shtëpi dhe mund të jenë ndihmë dhe për pagjumësinë.
Pra, nëse e keqja nga puna ju ka zënë edhe ju, bëni një xhiro në zyrat dhe korridoret e godinës ku punoni, për të kërkuar prenë e duhur. Qëndroni larg shefit, sepse studimi nuk tregon për pasojat që mund të ketë një flirt i gabuar me drejtuesit.
Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme në Ministrinë e Arsimit…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me naftën ruse, duke paralajmëruar se një…
Në gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-komandantit të nënstacionit policor në Zhegër të Gjilani…
Në pikën kufitare Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi, përfshirë 595 unaza argjendi, të cilat autori i krimit i…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të…
Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë bojkotuar mësimin. Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte…